• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

07/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë e vëna në rrugë kriminale, ato vijojnë të mbeten problem.Për të thelluar luftën ndaj pasurive kriminale, por edhe për t’i vënë këto pasuri në përdorim, ligji “Antimafia” i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi. Në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja renditi të dhënat e përdorimit të këtij instrumenti kyç 15-vjeçar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Analiza tregon se ligji ka prodhuar rezultate konkrete, por jo në mënyrë të njëtrajtshme të në gjitha fushat ku përdoret. Është përdorur si duhet në krimin e organizuar dhe narkotikët, por sa i përket korrupsionit dhe përdorimit autonom, ky ligj mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar”, shprehet Manja.

Raporti, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, dhe që mban autorësinë e një grupi ekspertësh të mbështetur nga ambasada britanike në Tiranë, evidenton dhe problematika, mes të cilave rreziku që pasuritë e konfiskuara të rikthehen në mënyrë të tërthortë te personat e goditur.

“Raporti evidenton nevojën për forcimin e mekanizmave të administrimit dhe ripërdorimit të pasurive të konfiskuara, përfshirë kontrollin paraprak të procesit të rishitjes”, shtoi Manja.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga deputetë të majtë dhe të djathtë, në Komisionin e Ligjeve. Deputeti demokrat, Arjan Ndoja, ngriti dyshime për personat e tretë në mirëbesim, duke kërkuar ndryshime në ligjin antimafia.

“Personat e tretë një ditë të bukur gjenden të përballur para faktit se ndaj tyre ka ndodhur konfiskim, mos vallë duhet një ndryshim në lidhje me këtë”, u shpreh Ndoja.

Një shqetësim i tillë u evidentua edhe nga ligjvënësi socialist, Damian Gjiknuri, në seancën e të premtes, ku i pranishëm për raportim ishte dhe kreu i SPAK, Klodjan Braho.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi që Agjencia e Sekuestrimit të Aseteve të forcojë kapacitetet e saj, jo vetëm për të standardizuar procedurat e trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, por duhet t’i vërë në përdorim.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!