• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

07/07/2026
in Botë, Kryesore
Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

Sulmet ukrainase me dronë ndaj territorit rus po intensifikohen dhe po rrëzojnë një nga narrativat kryesore të Vladimir Putinit, se lufta në Ukrainë nuk do të ndikonte në jetën e përditshme të qytetarëve rusë.

Vetëm gjatë natës mes 3 dhe 4 korrikut, dronët ukrainas goditën disa objekte të rëndësishme të industrisë së naftës në rajonin e Shën Petersburgut. Pas sulmeve, kërkimet më të shpeshta në Google nga Rusia lidhej me “Terminalin e naftës në Shën Petersburg” dhe fjalën “sulm”, një tregues i interesit dhe shqetësimit në rritje të qytetarëve.

Edhe ritmi i sulmeve është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga The Economist, Ukraina kreu 335 sulme në territorin rus nga fillimi i luftës deri në fund të vitit 2024. Në vitin 2025 numri u rrit në 658, ndërsa këtë vit pritet të kalojë 800, me dronë më të saktë dhe me fuqi më të madhe shpërthyese.

Këto zhvillime po ushtrojnë presion mbi Kremlinin. Vetë Vladimir Putin ka pranuar se sulmet ndaj rafinerive kanë krijuar probleme në furnizimin me karburant, ndërsa lufta po rëndon gjithnjë e më shumë ekonominë ruse.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se Moska po afrohet drejt një kompromisi. Përkundrazi, lufta po shoqërohet me një transformim të strukturës së pushtetit në Rusi, ku shërbimet sekrete po marrin një rol gjithnjë e më të madh.

FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, po zgjeron kompetencat e saj. Nga prilli i këtij viti ka marrë nën administrim disa burgje të sigurisë së lartë, përfshirë burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, si edhe kompetenca më të gjera për hetimin e personave të akuzuar për tradhti, spiunazh, terrorizëm dhe ekstremizëm.

Ndikimi i saj është bërë i dukshëm edhe në vendimet për kufizimin e internetit në disa rajone të Rusisë, masa që kanë shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, por që u miratuan për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, Kremlini po përballet me vështirësi në plotësimin e nevojave për personel ushtarak. Në rrjetet sociale janë publikuar video nga rajone të ndryshme të Rusisë ku shihen kontrolle dhe ndalime të të rinjve, të cilët sipas raportimeve dërgohen në ushtri. Janë raportuar gjithashtu presione ndaj studentëve për t’u regjistruar në forcat e armatosura.

Pavarësisht kostove të luftës, Moska nuk jep sinjale se është gati të tërhiqet. Përkundrazi, Kremlini vazhdon të besojë se zhvillimet politike në disa vende evropiane mund të ndryshojnë balancën në favor të tij dhe të dobësojnë mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën. /Përshtatur nga “Corriere Della Sera”

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!