• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

07/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

Një nga institucionet më të kontestuara të administratës shqiptare duket se ka hyrë në një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së tij. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është vënë në qendër të një operacioni të gjerë të SPAK-ut, ku nën hetim kanë përfunduar drejtues dhe zyrtarë në disa qytete të vendit, mes dyshimeve për një skemë të organizuar korrupsioni që përfshin tjetërsime pronash, legalizime të paligjshme dhe bashkëpunim me grupe kriminale.

Në fokus të hetimeve ndodhet edhe drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, së bashku me disa prej bashkëpunëtorëve të saj në nivele drejtuese. Sipas raportimeve, prokurorët po hetojnë një rrjet të dyshuar zyrtarësh që, përmes vendimmarrjeve administrative dhe manipulimit të dokumentacionit, mund të kenë favorizuar regjistrimin e pronave në kundërshtim me ligjin.

Operacioni ka nisur të japë rezultatet e para. SPAK ka vendosur sekuestro mbi disa sipërfaqe toke në zonën e Livadhit në Himarë, ndërsa burime pranë hetimit bëjnë me dije se aksione të tjera pritet të zhvillohen në javët në vijim. Në vëmendje të prokurorëve është edhe Drejtoria e Kadastrës Tiranë Rurale 1, ku po verifikohen dyshime për abuzime me regjistrimin dhe tjetërsimin e pronave.

Sipas informacioneve të publikuara, një denoncim i bërë muaj më parë pretendon se prona të qytetarëve janë kaluar në emër të personave të tjerë në bashkëpunim me zyrtarë të kadastrës. Pretendohet se materiali është dorëzuar edhe pranë SPAK-ut dhe po verifikohet në kuadër të hetimeve.

Raportet hetimore nxjerrin në pah se vatrat kryesore të dyshuara të korrupsionit ndodhen në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Veçanërisht në Durrës dhe zonën e Gjirit të Lalzit po hetohen raste të dyshuara të legalizimeve të paligjshme dhe tjetërsimit të pronave, ndërsa në Elbasan verifikimet përfshijnë ryshfetin, manipulimin e dosjeve dhe përdorimin e strukturave të Kadastrës për interesa të grupeve kriminale.

Sipas burimeve, hetuesit dyshojnë se ndikimi i grupeve kriminale nuk është kufizuar më vetëm në korruptimin e punonjësve të veçantë, por ka depërtuar në nivele drejtuese të institucionit, duke krijuar një mekanizëm që mund të ketë lehtësuar pastrimin e parave përmes pasurive të paluajtshme dhe sektorit të ndërtimit.

Shifrat e SPAK-ut flasin për një fenomen me përmasa të mëdha. Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 11 milionë euro, të cilat dyshohet se ishin regjistruar përmes dokumenteve të falsifikuara me përfshirjen e zyrtarëve të ASHK-së.

Ndërkohë, sipas burimeve, Lorena Goxhobelli i është nënshtruar kontrolleve nga organet e drejtësisë ditët e fundit dhe ndaj saj priten zhvillime të mëtejshme procedurale. Në të njëjtën kohë, institucioni që ajo drejton përballet me një krizë të thellë funksionimi.

Mbi 36 mijë dosje legalizimi vijojnë të mbeten pezull, ndërsa mijëra metra katrorë prona, kryesisht në zonat bregdetare, janë vendosur nën sekuestro preventive pasi dyshohet se ishin në proces legalizimi në kundërshtim me ligjin. /JOQ

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!