• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

07/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

Para se të fitonte mandatin e deputetes në zgjedhjet e 2025, Aulona Bylykbashi ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan, një bashki e cila sipas disa dosjeve të SPAK është nën kontrollin e plotë të krimit të organizuar. Gledian Llatja, një fshesë parash publike në duart e klanit të Qazim Sejdinit dhe bandave kriminale, që i dha leje ndërtimi vetes, nuk ka qenë krytar real, por vetëm me letra i Bashkisë së Elbasanit, që nga viti 2022.

Kryetare reale ishte Aulona Bylykbashi, e cila kishte marrë në dorë edhe të drejtën për të firmosur tenderat për klanet kriminale në Elbasan dhe prestanomet e tyre. Teksa Llatja ishte i pushtuar nga frika e SPAK-ut, situatën e mori në dorë Bylykbashi, duke firmosur dhjetëra milionë euro tendera të paracaktuar me pazare në tavolinë me figura të krimit të organizuar.

Edhe kur një skuadër e BKH-së i sekuestroi telefonin në befasi, Bylykbashi nuk u ndal. Ajo diktoi dhe firmosi dhjetëra milionë euro tendera për Nazif Bajramin, i skeduar për trafik droge në Zvicër, për trafikantin Eral Myftaraj, prestanome i Bledi Çuçit dhe i një grupi kriminal në Elbasan, për Bujar Shegën, i arrestuar nga SPAK për grup kriminal dhe trafik droge, për Marsel Shega, Gentian Sharrën, i arrestuar nga SPAK për grup kriminal për grabitje, për disa prestanomeve të figurave të krimit etj., dhe një rreth klientësh që paguajnë përqindje, paraqesin letra false dhe mashtrojnë me zbatimin e punimeve si Nuri Balla, Agim Kraja, Vëllezërit Hysa, Sokol Krasniqi, Behexhet Uruçi, Flamur Asllani, Fatmir Kuçi etj.

Aferat me paratë dhe tokat publike nga kupola e Bashkisë Elbasan janë dokumentuar nga disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke evidentuar edhe dëmin ekonomik të shkaktuar. Nga ana tjetër, SPAK ka hapur në dosje penale për afera të dyshuara korruptive nga kupola e Bashkisë Elbasan, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Në vitin 2016, kur ishte drejtore e prokurorimeve publike në Bashkinë Elbasan, Aulona Bylykbashi nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme. Zonja Bylybashki deklaron vetëm një makinë dhuratë nga bashkëshorti i saj.

Nëntë vjet më vonë, që përfshin edhe kohën e firmosjes së dhjetëra milionë euro tendera të dyshimtë, Aulona Bylykbashi deklaron të paktën 11 pasuri të paluajtshme, në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë qindra mijëra euro. Si burim të ardhurash, deputetja socialiste thotë se pasuritë i ka blerë me pagën e saj dhe të bashkëshortit.

-Njësi, 236 m2, 140 mijë euro (50%)
-Apartament 86 m2, 130 mijë euro (50%)
-Apartament 53 m2 (50%)
-Njësi 80 m2, 31 mijë euro (50)
-Njësi 78 m2, 80 mijë euro (50)
-Njësi, 40 m2, 29 mijë euro (50%)
-Depo, 37 m3, 25 mijë euro.
-Njësi, 40 m2, 21 mijë euro (50%)
-Truall 69 m2, 830,625 lekë (50%)
-Arë, 2000 m2, 222 000 lekë (50%)
-Apartamemt 53 m3, 30 mijë euro (50%)

Bashkëshorti
-Njësi, 107.59 m2, 64 mijë euro (burimi paga)
-Njësi 46.46 m2, 47 mijë euro, (burimi paga)
-Llogari 185 mijë USD (burimi paga)
-Huadhënie, 94 mijë USD dhe 10 mijë euro (burimi paga)

Bëhet fjalë vetëm për pasurinë e deklaruar nga zonja Bylykbashi pranë ILDKPKI. Ka informacione që flasin se deputetja ka interesa dhe pasuri të tjera të kamufluara në emër të njerëzve të afërt, por mungojnë evidencat dhe provat faktike. Ndoshta këtyre dyshimeve do t’u japë përgjigje SPAK pasi po heton veprimtarinë e dyshuar korruptive të Gledian Llatjat dhe Aulona Bylykbashit.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!