• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Nuredin Dumani kërcënoi avokaten në gjyq”/ Karamuço: Kemi të bëjmë me skuadër vrasësish…

07/03/2025
in Kronikë
Meta prishi kurorën me Kryemadhin, Karamuço: SPAK fitoi mbi ta, shumë shpejt do të jenë nën akuzë!

Gazetarja Anduena Llabani thotë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, në sallën e gjyqit, për dosjen “Plumbi i Artë”, ka kërcënuar një avokate.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se Dumani, deri më tani, ka thënë gjysmën e gjërave që di.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se kemi të bëjmë me një skuadër vrasësish, deri në 20 persona, të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Gazetari Trashgim Sokolj theksoi se mbetet për t’u parë sesi SPAK do e administrojë këtë situatë.

Anduena Llabani: Po ndodh një proces hetimi brenda një procesi gjykimi. Është seanca e gjashtë që Nuredin Dumani dëshmon në procesin gjyqësor. Ka shumë për të thënë. Një dekadë ngjarje pa autor, vrasje me pagesa, të financuara nga biznesmenë dhe kundërshtarë të grupeve kriminale në vend. Nuredin Dumani ka kërcënuar në sallën e gjyqit, një avokate. Me fjalët, që vetëm ti më ke mbetur pa vrarë. Kjo ka detyruar gjykatën të marrë pushim. Prokurori ka kërkuar përgjimin e audios. Kemi një dëshmitar të drejtësisë, që hetohet në sallën e gjyqit për kërcënim ndaj avokates. Dumani ka thënë gjysmën e gjërave që di. Emrat e personave që përmenden nga Dumani, i përkasin grupeve kriminale.

Ervin Karamuço: Deri më sot kishim dëgjuar dëshmitë e këtij personazhi, në seancë do përballet edhe me të tjerë. Këtu flasim për një skuadër vrasësish. Mund të shkojë deri në 20 vetë. Skuadër që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe i lënë detyra njëri-tjetrit. Ky personazh e pranon që ka kryer vrasje, në bashkëpunim me këto që referon në deponimet e tij. Kanë bërë bashkëpunime me njëri-tjetrin. Nuk janë të gjithë vrasës me pagesë, janë të lidhur me episode të caktuara, jo me të gjitha vrasjet.

Trashgim Sokolaj: Kemi të bëjmë me 20 persona të pandehur. Prova kryesore ka qenë dëshmia e Nuredin Dumanit. Në procesin ku po dëshmon Nuredin Dumani, janë 20 të pandehur. Elementi tjetër që del, ka një të penduar që kërcënon avokaten në sallën e gjyqit. Duket si strategji për të lëkundur dëshminë e të penduar. Mbetet për t’u parë sesi do e administrojë SPAK këtë situatë.

Më të lexuarat

  • Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmenduria e ministrit izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen e palestinezëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skenari “Medvedev-Putin” në Beograd: Manovrat e Vuçiç-it për të mbajtur pushtetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Berisha sulmon Ramën: Nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë”, Manja nxjerr të palarat e Agron Shehajt: Ka minierë floriri nën vilë apo..

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Argita fillon punë në një kompani aspirimi, boshatis llogaritë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!