• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Një gabim sjell dhimbje që s’harrohet kurrë”, lule e qirinj në vendin ku u shuan burrë e grua në Lezhë

16/02/2025
in Kronikë
“Një gabim sjell dhimbje që s’harrohet kurrë”, lule e qirinj në vendin ku u shuan burrë e grua në Lezhë

Familjarët e 33-vjeçarit Paulin Zefi, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik bashkë me bashkëshorten, Zhkalina Hysi, janë rikthyer sot në vendin e ngjarjes. Ata kanë apeluar ndaj autoriteteve përkatëse marrjen e masave për këtë aks rrugor sepse është bërë shpesh shkak aksidentesh.

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve në sy, ata vendosën lule dhe ndezin qirinj në nderim të viktimave, Paulinit e gruas së tij, Zhaklinës.

Xhaxhi i Paulinit, i tronditur nga humbja e të afërmve, thotë se ky aks duhet të ketë të tjera standarde pasi, përgjatë viteve të fundit janë shënuar një numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale.

“Para dy ditësh kemi pësuar një humbje të madhe, kemi humbur nipin tonë Paulinin, bashkë me bashkëshorten. Gjej rastin të përshëndes të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hidhërimin tonë, duke na ngushëlluar me mesazhe, duke na qëndruar pranë. Siç e shihni dhe ju, dhe në bazë të pamjeve që kam parë herë të tjera kam vënë re që kjo është një rrugë që i duhet kushtuar e gjithë vëmendja sepse shumicën e aksidenteve që kanë ndodhur në këtë segment rrugor shumica e aksidenteve ka qenë me pasoja të mëdha. Duhet të venë një dorë të paktën sepse po shkojnë edhe drejt fluksit veror, është e pashmangshme që një veprim i gabuar i drejtuesit të mjetit të mos sjellë pasojën e rëndë. Lus Zotin dhe iu kërkoj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë normat e Kodit Rrugor se një veprim i gabuar prej tyre do të sjellë një pasojë të pashmangshme për ta, për familjen e tyre, por edhe një dhimbje që kurrë në botë nuk ka për t’u harruar. Ne sot që po flas jemi kthyer nga varrimi i dytë i nuses së Paulinit. Është policia ajo që ndan veprimet”, tha Sokol Zefi.

Banorët e zonës thonë se kjo rrugë nuk i plotëson standardet e duhura, ndërsa shpeshherë janë bërë edhe dëshmitarë të aksidenteve tragjike siç ishte ai që humbën jetën dy të rinj.

“Këtu është rruga shumë e keqe. Ka zënë makina 5 vetë në lagjen tonë. Kemi bërë kërkesa, por nuk i kanë miratuar. Është shumë e rrezikshme edhe për ne. Makinat ecin me 150 edhe 180 në orë. Policë nuk ka këtu. Policët janë te ura, janë nën hije. Nuk dua të gjykoj kërrkënd, këtu nuk ka shtet o bab. Këtu shteti ka qenë i mbaruar, është i mbaruar. Duhet të jetë me standarde të tjera normal. Këtu është rruga drejt ecën me 180 kilometra në orë, shkon në atë kthesën edhe hyn në parcelën e huaj. Merr tjetrin para, prandaj që këtu nuk e di, të verë dorë shteti, ose të mbyllemi brenda mos të dalim hiç fare. Ose edhe kur të dalim jashtë, t’i japim shpisë dorën, që o kthehemi ose nuk kthehemi”, tha banori.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 12 Shkurtit, kur dy të rinjtë po udhëtonin me mjetin tip “Audi”. Ata u përplasen me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin. Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa pasagjerja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë ku dhe ndërroj jetë disa orë më pas, duke çuar në dy numrin e viktimave.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!