• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ndiq paranë” duhet të çojë në prova, jo dyshime

05/01/2024
in Kryesore, Politikë
“Ndiq paranë” duhet të çojë në prova, jo dyshime

Prokurorët e SPAK meritojnë të përgëzohen për vënien nën hetim pasuror të shumë zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me detyrën për të përvetësuar padrejtësisht shuma të mëdha nga paratë e qytetarëve.

Venia e tyre në hetim pasuror është mënyra më e mirë për të provuar korrupsionin dhe për të gjurmuar paratë e vjedhura sipas devizës së famshme amerikane, “follow the money”, ose në shqip “ndiq paranë”.

Megjithatë hetimet e ndjekjes së parasë duhet të çojnë në prova të pakundërshtueshme të korrupsionit dhe jo të mbeten thjesht në narrativa gazetareske dyshimi. Merrni rastin e fundit, atë të hetimit të ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Dosja hetimore e prokurorisë synon të argumentojë se gjatë kohës që ishte ministër Beqaj ka favorizuar kompaninë Delta Pharma dhe në këmbim kjo e fundit i ka kaluar përfitime të paligjshme materiale përmes një restoranti në zonën e Kalasë, ku bashkëshortja e tij ka qenë aksionere.

Pra Delta Pharma është thesi, ndërsa restoranti Gzona është instrumenti përmes të cilit paratë e thesit janë pastruar dhe kanë kaluar tek ish ministri. Por ka një problem. Hetimi nuk provon në asnjë asnjë moment që Beqaj ka marrë përfitime nga restoranti dhe rrjedhimisht edhe nga Delta Pharma.

Praktikisht ka vetëm dy rrugë se si një ortak mund të përfitojë para nga një shoqëri tregtare ku ai ka aksione. Mënyra e parë është ajo e marrjes së dividentit nga fitimet që realizon kompania. Ndërsa rruga e dytë është ajo e shitjes së aksioneve. Në rastin e Gzona-s nuk ka ndodhur asnjë prej të dyjave.

Për 4 vitet që ka qenë në operim restoranti Gzona nuk ka shpërndarë asnjëherë dividend. Përkundrazi kompania ka rezultuar me humbje kumulative, që për katër vite të marra së bashku, sipas bilanceve rezulton të jetë mbi 200 mijë euro. Normalisht operacionet e pastrimit të parave bëjnë të kundërtën. Atë të raportimit të fitimeve të larta fiskale për të justifikuar paranë cash të përfituar nga korrupsioni.

Ndërkaq, sa i takon rrugës së dytë, atë të kapitalizimit përmes shitjes së aksioneve, as kjo nuk ka ndodhur. Sipas dokumentave zyrtare, rezulton se bashkëshortja e Beqajt e ka shitur pjesën e saj të aksioneve në restorantin Gzona me një cmim total prej vetëm 150 mijë lekë.

Pra pyetja normale që shtrohet në këtë situatë është; Si i mori ish ministri paratë nga Delta Pharma? Nëse SPAK do të lidhë Beqajn me kompaninë Delta Pharma do të duhet të provojë se paratë e kompanisë kanë shkuar tek ish ministri. Deri tani, dosja nuk ka asnjë fakt të tillë.

Fakti që dikur familja e ish ministrit ka qenë aksionere në restorantin Gzona dhe më vonë pas dy duarsh, restoranti është blerë nga ortakët e Delta Pharma-s zor se mund të çojë në një akuzë për korrupsion apo pastrimi parash. Aq më tepër që aksionet e kompanisë janë shitur vetëm për 150 mijë lekë.

Nëse pastaj, prokuroria dyshon se ish ministri ka marrë përfitime në rrugë të tjera nga kompania, duhet të gjejë prova për to dhe të heqë nga ekuacioni restorantin. Sepse me aq fakte sa ka në dosje, do ta ketë shumë të vështirë të ngrejë akuza për korrupsion apo pastrim parash ndaj Beqajt, që mund të kalojnë filtrin e një gjykatë normale. Më e shumta mund të ngrejë akuza për Ermalat e restoranteve.

Hetimet financiare për të gjurmuar korrupsionin dhe pastrimin e parave nuk janë asnjëherë të lehta. Aq më tepër për një organ të ri si SPAK. Prokuroria duhet inkurajuar me të gjitha fuqitë për nisjen e hetimeve ndaj kujdo. Por ndoshta ka ardhur koha, që hetuesit e SPAK të prodhojnë hetime më cilësore, jo narrativa dyshimesh.

Këto të fundit i bëjnë gazetarët, të cilët nuk kanë as mekanizmat dhe as aksesin e prokurorisë në gjurmimin e transaksioneve. Nga prokuroria pritet shumë më tepër.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!