AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

by Alb Times
05/09/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja e ndodhur në ambientet e Hotel “Regina” në Vlorë nuk është vetëm një ngjarje e rëndë kriminale, por edhe një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si një pretendim i palës së përfshirë u shndërrua, brenda pak minutash, në një “fakt” mediatik.

Versioni i parë që pushtoi ekranet dhe portalet ishte ai i biznesmenit Vasil Bedinaj. Sipas tij, Luan Muça kishte shkuar në hotelin e tij me persona të armatosur, i kishte kërkuar 5 milionë euro dhe e kishte urdhëruar të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh.

Por kronologjia e raportimeve tregon se pretendimi për “gjobën” u hodh në qarkullim përpara se autoritetet të kishin përfunduar veprimet e para hetimore.

Në njoftimin fillestar, Policia e Vlorës deklaroi vetëm se pronari i një resorti kishte kërkuar ndihmë, pasi disa persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Në këtë komunikim nuk përmendej as shuma prej 5 milionë eurosh dhe as ultimatumi 48-orësh. Policia njoftonte se kishte ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Pavarësisht kësaj, në disa media nisi të qarkullonte pothuajse njëkohësisht e njëjta fjali: “5 milionë euro ose largohu nga Shqipëria brenda 48 orësh”. Pretendimi i njërit prej protagonistëve u publikua në tituj si një ngjarje e provuar, pa u bërë e qartë nëse gazetarët kishin siguruar dëshmi të pavarura, regjistrime audio apo prova të tjera.

Pikërisht kjo mënyrë e njëtrajtshme dhe e menjëhershme e raportimit ka ngritur dyshime se Bedinaj mund të ketë aktivizuar kontaktet e tij me disa gazetarë lokalë, duke imponuar versionin e “gjobëvënies” që në minutat e para. Megjithatë, pa komunikime, dëshmi ose prova financiare, ky mbetet një dyshim dhe jo një fakt i provuar.

Versioni i vërtet: Luan Muça bleu dy herë tokën, pastaj Bedinaj u fut me grupe kriminale për tia marrë

Konflikti lidhej me një pronë në Palasë, ku Luan Muça po zhvillon një projekt turistik. Bedinaj kishte pretendime mbi një pjesë të pronës dhe i kishte kërkuar Muçës një përqindje nga projekti, kërkesë që ishte refuzuar.

Mbrojtja e Luan Muçës deklaroi më pas se klienti i saj nuk kishte kërkuar para dhe se takimi ishte organizuar për të diskutuar ligjshmërinë e dokumenteve të pronës. Sipas avokatëve, Muça kishte rënë në një kurth dhe ishte përballur me dhunë të armatosur gjatë largimit nga hoteli.

Pamjet e kamerave tregojnë disa automjete dhe një numër personash që mbërrijnë në hotel dhe rrethojnë tavolinën ku ndodheshin dy biznesmenët. Pamjet provojnë praninë e grupit, por nga ato që janë bërë publike nuk dëgjohet ndonjë kërkesë për 5 milionë euro. Pra, videoja nuk mjafton për të provuar shumën e pretenduar.

Një tjetër fakt që e ndërlikon versionin e njëanshëm është konstatimi i Policisë se Angjelo Breshani mori nga automjeti i Bedinajt armën që ky i fundit mbante me leje dhe qëlloi në drejtim të automjeteve të palës tjetër.

Konflikti konsiton për një pronë në Palasë, e piketuar për të ndërtuar një resort. Biznesmeni Luan Muça ka blerë një tokë në Vlorë me AMT, duke marrë vërtetim pronësie. Pasi ka mbaruar procedura, kanë ardhur disa banorë të zonës, pretendentë për pronarë të të njëjtës pronë, me AMT. Muça ka hyrë në negociata dhe e ka blerë edhe një herë pronën në Palasë, duke kërkuar më pas leje për zhvillimin e pronës.

Më pas biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe prone pranë pronës së Vasil Bedinaj dhe një parcelë dyshohet brenda pronës së blerë dy herë nga Luan Muça. Edhe Bedinaj ka marrë vërtetim pronësie. Sipas burimeve, pas kësaj prone me shumë pronarë pretendentë, qëndrojnë dy figura të krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK për vepra të rënda penale. Ka dyshime se procedurat janë bërë me ndikimin e një tjetër personazhi me pushtet në Hipotekë, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK-u.

Një burim pranë hipotekës tha se ka dyshime të forta se janë ndryshuar koordinatat e pronës, duke e zhvendosur nga kodrat tek prona e blerë dy herë nga Luan Muça. Jo vetëm kaq. Vasil Bedinaj mësohet se ka marrë edhe leje nga qeveria për ndërtim (zhvillimin e pronës). Bëhet fjalë për një investim me vlerë qindra milionë euro.

Kështu ka nisur një konflikt mes dy biznesmenëve. Që të dy e kanë blerë tokën tek banorë të zonës, pronarë të pretenduar. Pra, nuk bëhet fjalë për gjobëvënie.

Çfarë deklaroi më pas Policia?

Disa orë pas ngjarjes, Policia e Vlorës deklaroi se nga veprimet e kryera deri në atë fazë dyshohej se Luan Muça dhe personat që e shoqëronin i kishin kërkuar Bedinajt 5 milionë euro nën kërcënimin e armëve. Muça dhe katër persona të tjerë u arrestuan, ndërsa gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim.

Ky zhvillim tregon se pretendimi i Bedinajt nuk mbeti vetëm një deklaratë për mediat, por u përfshi në versionin paraprak të Policisë. Megjithatë, një deklaratë policore dhe një arrestim në flagrancë nuk janë vendim gjykate dhe nuk provojnë përfundimisht fajësinë.

Hetimi duhet të përcaktojë nëse ekziston ndonjë regjistrim ku dëgjohet kërkesa për 5 milionë euro, kush e ka shqiptuar konkretisht atë, çfarë është diskutuar në takimin mes dy biznesmenëve dhe si lidhet ngjarja me konfliktin e pronësisë në Palasë.

Deri në sigurimin e këtyre provave, historia duhet trajtuar si përplasje mes dy versioneve: atij të Vasil Bedinajt për një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe atij të Luan Muçës për një konflikt pronësie dhe një takim të kthyer në kurth./PRAPASKENA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.