Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të protestuesve të maskuar që futen në selinë e Partisë Demokratike, pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë.
Videon, Rama e ka shoqëruar me një mbishkrim ironik: “Studentët” në Universitetin e Dhunës, e shtunë, 24 tetor ora 15:30.
Pamjet vijnë në një kohë kur protesta e opozitës është shoqëruar me tensione, hedhje molotovësh dhe gurësh në drejtim të efektivëve të Policisë dhe institucioneve.
