AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

by Alb Times
05/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror
6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti i Edi Ramës për krijimin e një shteti sovran bektashi brenda Tiranës po përballet me një kundërshtim të fortë nga Turqia, këtë herë jo vetëm ndaj idesë së një “Vatikani Bektashi”, por edhe ndaj vetë statusit të Baba Mondit, si udhëheqës botëror i bektashinjve.

Në një deklaratë të publikuar pas forumit “Bektashizmi në Anadoll dhe Ballkan nga e kaluara në të tashmen”, të zhvilluar në Hacıbektaş të Nevşehirit, drejtues dhe përfaqësues të traditës alevi-bektashiane kundërshtuan hapur projektin që prej vitit 2024 promovohet nga Tirana.

Forumi u zhvillua nën kujdesin e Presidencës së Kulturës Alevi-Bektashi dhe Cemeve, strukturë që funksionon nën Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë. Pikërisht ky element i jep reagimit një peshë që shkon përtej një deklarate individuale të një kleriku.

Në deklaratën përfundimtare hidhet poshtë ideja se bektashizmi mund të shndërrohet në një projekt shtetëror apo politik. Sipas firmëtarëve, autoriteti shpirtëror nuk mund të krijohet përmes shpalljes së sovranitetit, dhënies së territorit apo prodhimit të pasaportave.

Por goditja më e drejtpërdrejtë është ndaj Baba Mondit.

Deklarata kundërshton pretendimin e Edmond Brahimajt për të qenë udhëheqës global i bektashinjve dhe argumenton se ai nuk disponon as autorizimin e nivelit të “Halifebabasë”, çka sipas tyre e bën pozicionin e tij të papajtueshëm me hierarkinë tradicionale. Për këtë arsye, ata e konsiderojnë pretendimin e tij për udhëheqje botërore “të pavlefshëm” sipas rregullave të tyre fetare.

“Bektashizmi nuk është shtet, lëvizje politike apo projekt kombëtar-politik. Autoriteti shpirtëror i një rruge besimi nuk mund të vendoset ose ndryshohet nëpërmjet shpalljes së sovranitetit politik, ndarjes së tokës apo lëshimit të pasaportave. Çdo formacion në Shqipëri apo kudo tjetër në botë që shpërfill këtë rregull është tërësisht i pavlefshëm sipas ligjit bektashian. Prandaj, Edmond Brahimaj, i njohur si ‘Baba Mondi’ në Shqipëri, duke e shpallur veten udhëheqës global, është në kundërshtim me strukturën hierarkike të besimit tonë dhe konsiderohet i pavlefshëm sipas parimeve tona, pasi atij as nuk i është dhënë titulli Kalifi-Baba. Për këtë arsye, ne e hedhim poshtë kategorikisht pretendimin se ky entitet politik përfaqëson tërësinë e bektashizmit“, thuhet në deklaratë

Kjo e zhvendos debatin në një terren shumë më të ndërlikuar për projektin e Tiranës. Deri tani diskutimi ishte përqendruar kryesisht te pyetjet kushtetuese dhe politike që ngre krijimi i një entiteti sovran brenda territorit shqiptar. Tashmë përplasja prek edhe pyetjen themelore se kush e përfaqëson bektashizmin në nivel botëror dhe kush ka autoritetin fetar për të ngritur një projekt në emër të tij.

Deklarata nga Hacıbektaş shkon edhe më tej. Ajo përcakton “Pir Evi” në Hacıbektaş si qendrën historike dhe shpirtërore të bektashizmit dhe këmbëngul se kjo qendër nuk mund të zhvendoset në një vend tjetër përmes vendimeve politike apo diplomatike. Përfaqësuesit u bëjnë thirrje bektashinjve në mbarë botën, përfshirë ata në Shqipëri, që të ruajnë unitetin.

Pra, përplasja nuk është më vetëm “a duhet të krijohet një shtet bektashi?”, por edhe “ku është qendra botërore e bektashizmit?”. Tirana është prej dekadash selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ndërsa deklarata e fundit nga Turqia pretendon se qendra shpirtërore e pandryshueshme është Hacıbektaş.

Përplasja nuk ka lindur tani. Kur projekti i Ramës u bë publik në shtator 2024, përfaqësues të bektashinjve në Turqi reaguan menjëherë. Në një deklaratë të asaj kohe, të bërë me udhëzim të Ali Haydar Ercan Dedebaba, pretendohej se Baba Mondi nuk ishte pjesë e sistemit të tyre të “dedebabasë” dhe për këtë arsye as pretendimi i tij për udhëheqjen botërore dhe as projekti për shtetin bektashi nuk njiheshin prej tyre.

Dy vjet më vonë, kundërshtimi jo vetëm që nuk është zbehur, por është përsëritur në një forum të zhvilluar nën kujdesin e një institucioni shtetëror turk.

Kjo ndodh pikërisht kur projekti në Shqipëri është rikthyer në vëmendje. Në gusht, media franceze “Intelligence Online” raportoi se përgatitjet për mikro-shtetin po hynin në një fazë të re dhe se po punohej për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin jashtë Shqipërisë.

Projekti u shpall fillimisht nga Edi Rama në shtator 2024. Ideja parashikon krijimin në territorin ku ndodhet Kryegjyshata Botërore në Tiranë të një entiteti sovran prej rreth 11 hektarësh, të konceptuar sipas një modeli të ngjashëm me Vatikanin. Baba Mondi e ka mbështetur publikisht nismën dhe është parashikuar si drejtuesi i entitetit të ri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.