AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

by Alb Times
23/10/2026
in Kronikë
6
0
ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, ka folur nga Korça për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit, si dhe për qëndrimin e kryeministrit ndaj personave të përfshirë në to.

E pranishme në një takim që kishte në fokus antitrafikimin e fëmijëve, Caka u pyet nga gazetarët nëse ndërhyrja e policisë kishte qenë proporcionale dhe nëse publikimi i të dhënave të protestuesve nga kryeministri ishte etik.

Duke komentuar publikimin e të dhënave të personave që morën pjesë në protestë, Caka tha se është e rëndësishme që të rinjtë dhe fëmijët të ndërgjegjësohen për personat me të cilët mund të përfshihen në protesta. Sipas saj, kur në tubime marrin pjesë të mitur, ata duhet të kuptojnë se jo të gjithë personat që i rrethojnë janë aty për t’i ndihmuar të përcjellin mesazhet e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë dhe fëmijët që po marrin pjesë në këtë protestë të njihen me individë të cilët nuk janë aty për t’i ndihmuar që të çojnë përpara mesazhet e tyre, por janë aty për t’u mësuar edhe atyre se si duhet të sillen në një protestë të dhunshme”, u shpreh Caka.

Zëvendësministrja theksoi se personat me precedentë penalë kanë të drejtë të protestojnë, por kjo nuk u jep të drejtën të përdorin dhunë. Ajo paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që të rinjtë të përfshihen në situata të nxitura nga persona të tjerë dhe të përfundojnë me përgjegjësi penale.

Sa i përket veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë protestave, Caka bëri të ditur se shtatë efektivë janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas saj, katër persona të tjerë janë nën hetim nga vetë agjencia, ndërsa deri në momentin e deklaratës ishin depozituar 55 ankesa nga qytetarë që pretendojnë se punonjës të policisë kanë tejkaluar detyrën.

Caka tha se të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe qytetarët do të marrin përgjigje. Ajo pranoi se gjatë protestave janë vërejtur situata të ndryshme: raste kur policia nuk ka reaguar, raste kur ka ndërhyrë në mënyrë proporcionale, por edhe raste kur, sipas saj, ka tejkaluar kompetencat.

“Është shumë e rëndësishme që policia të vetëkorrigjohet dhe ne, si qytetarë, të mos e cenojmë policinë në kryerjen e detyrës së saj”, deklaroi zëvendësministrja.

Caka u shpreh se nuk e ka fyer apo prekur fizikisht policinë.

Pyetje – A ka pasur dhunë proporcionale nga ana e policisë? A ka reaguar me etikë kryeministri, duke publikuar të dhënat e protestuesve, përfshirë emrat, fytyrat dhe precedentët e tyre penalë?

Silva Caka: Do të filloj me pyetjen e tretë. Nëse në protestë do të kishim vetëm të rritur, të cilët janë të aftë të kuptojnë veprimet e tyre, ndoshta publikimi i këtyre të dhënave nuk do të ishte etik. Por, duke qenë se janë thirrur edhe të mitur për të marrë pjesë në protestë, është e rëndësishme që ata të ndërgjegjësohen se këta individë nuk janë aty për t’i ndihmuar të përcjellin mesazhet e tyre, por mund të kenë precedentë penalë dhe mund të shërbejnë si shembuj të këqij për ta, duke i nxitur drejt dhunës, anarkisë apo dëmtimit të pronës.

Është shumë e rëndësishme të rrisim ndërgjegjësimin e të rinjve për format e reja të trafikimit dhe t’i paralajmërojmë që të mos bien pre e provokimeve, duke përfunduar edhe ata me precedentë penalë.

Personat që kanë precedentë penalë kanë të drejtën të protestojnë, por nuk kanë të drejtën të ushtrojnë dhunë. Ligji parashikon dënime më të larta në rastet kur një person kryen përsëri një vepër penale.

Etike apo jo? Është shumë e rëndësishme që, duke jua shpjeguar edhe një herë, duke qenë se janë të rinj dhe fëmijë që po marrin pjesë në këtë protestë, është mirë që të njihen me individë të cilët nuk janë aty për t’i ndihmuar që të çojnë përpara mesazhet e tyre, por janë aty për t’u mësuar edhe atyre se si duhet të sillen në një protestë të dhunshme.

Pyetje – Sa policë kemi aktualisht nën hetim?

Silva Caka: Janë aktualisht shtatë efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë nënshtruar hetimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Gjithashtu, këta janë referuar nga Policia e Shtetit. Kemi katër persona të hetuar kryesisht nga vetë AMP-ja dhe janë edhe 55 ankesa të paraqitura deri në këtë moment që flasim.

Janë 55 ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë sinjalizuar tejkalimin e detyrës nga punonjës të ndryshëm të policisë. Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe do të kthehet një përgjigje.

Mendoj se janë të tria elementet. E kam thënë në shumë intervista dhe nuk kam dëshirë fare që të bëhem përsëritëse.

Kam parë një skenar ku policia ka qenë në mosreagim, kam parë një skenar ku policia ka reaguar me proporcionalitet, por kam parë edhe skenarin ku policia ka tejkaluar detyrën e vet.

Për mua, si qytetare e këtij vendi, si nënë e dy djemve mbi të gjitha, si një njeri që ka protestuar për shumë vite me radhë, është shumë e rëndësishme që policia të vetëkorrigjohet dhe ne, si qytetarë, të mos e cenojmë policinë në kryerjen e detyrës së saj.

Kam protestuar për shumë vite, Xhensil, dhe nuk e kam ofenduar, nuk e kam fyer dhe nuk e kam prekur kurrë me dorë policinë, përkundrazi.

Herën e fundit që unë jam arrestuar, jam arrestuar sepse po ndërgjegjësoja një polic për të drejtën e tij, për të mos dalë në pension në moshën 55-vjeçare. Është e qartë, besoj.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

23/10/2026

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

23/10/2026

Dhuna me maska gjatë kaosit në Tiranë, arrestohet një protestues, shpallet në kërkim një tjetër!

23/10/2026

Dhuna në kopsht, dy persona nën hetim! Nëna goditi edukatoren në Fier, Policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës

23/10/2026

Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

23/10/2026

Pentagoni publikon grupin e shtatë të dosjeve për UFO-t, detaje mbi objektin misterioz

23/10/2026

“Sherri nisi jashtë bilardos”- Zbardhet dinamika se si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas krimit!

23/10/2026

BE-Ballkani Perëndimor do mblidhen në nëntor, Shqipëria edhe një hap më shumë drejt anëtarësimit! Integrim gradual në tregun tonë

23/10/2026

Pretendimet dhe ankimimi i PD për marrëveshjen e huasë 302 milionë USD me SHBA-të, “Kushtetuesja” e kalon në seancë!

23/10/2026

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

23/10/2026

Tensione në rritje/ Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë!

23/10/2026

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

23/10/2026

Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

23/10/2026

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

23/10/2026

Urdhri i kryeministrit Rama nis të vihet në zbatim, japin dorëheqjen drejtorët e institucioneve qëndrore në nivel vendor në Dibër!

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë
  • Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.