Në konferencë për shtyp, Sali Berisha sqaroi se tubimi i thirrur nga Partia Demokratike për të shtunën është një protestë kombëtare e saj.
Ndërkohë, studentët kanë përcaktuar në rrjetet sociale orën 14:00 si pikëtakim para Ministrisë së Arsimit, ndërsa demokratët kanë thirrur protestën për mesditën e së shtunës para Kryeministrisë.
Duket se kjo është një strategji populiste, me qëllim që të tregojë se selia blu nuk ndodhet pas pedagogëve dhe studentëve, edhe pse pjesa më e madhe e tyre në shesh janë anëtarë të përhershëm të saj.
Për këtë, Berisha u kujdes të sqarojë pozicionin e selisë blu.
Kryedemokrati komentoi para gazetarëve edhe qasjen e kryeministrit për të publikuar portretet gjysmë të mbuluara të studentëve, të shoqëruara me inicialet përkatëse.
Sipas Berishës, me këto përpjekje, Edi Rama synon ta çojë vendin drejt një përplasjeje civile.
