• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Konferenca mbi klimën, del lista e vendeve më ndotëse në botë

15/11/2024
in Botë
Konferenca mbi klimën, del lista e vendeve më ndotëse në botë

Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë më shumë gaze që shkaktojnë ndryshimet klimatike, sipas një organizate të bashkthemeluar nga ish Nënpresidenti amerikan Al Gore. Gjatë një fjalimi në takimin vjetor mbi klimën në Azerbajxhan, zoti Gore tha se fatkeqësitë natyrore që po ndodhin si pasojë e ndryshimeve klimatike janë shpeshtuar dhe gjërat do të përkeqësohen nëse gjatë konferencës nuk merren vendime të rëndësishme për të mbrojtur mjedisin. Megjithatë, aktivistët janë ankuar se ata që po mbizotërojnë konferencat vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë përfaqësues të firmave që shkaktojnë ndotjen më të madhe të planetit.

Shtatë vende ose provinca emetojnë mbi 1 miliard tonë metrikë gazra serrë dhe janë pjesë e listës së shteteve që shkaktojnë ndotjen më të madhe në planet. Veç Teksasit, të gjitha vendet e tjera në këtë listë janë në Azi.

Lista u publikua gjatë konferencës mbi klimën në Baku nga organizata “Climate Trace” e bashkëthemeluar nga ish Nënpresidenti amerikan Al Gore. Raporti zbulon gjithashtu se ka qytete që shkaktojnë ndotje më të mëdha se sa disa shtete në tërësi. Në krye të listës është Shangai i Kinës i cili me emetimin e 256 milionë tonëve metrikë të gazeve serrë tejkalon sasinë që emetohet nga Kolumbia apo Norvegjia.



Kina, India, Irani, Indonezia dhe Rusia patën rritjen më të madhe të emetimeve nga viti 2022 deri në vitin 2023. Ndërkaq, Venezuela, Japonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara patën uljet më të mëdha të ndotjes.

Ish Nënpresidenti amerikan Al Gore tha se ndryshimet klimatike po shkaktojnë fatkeqësi të shpeshta.

“Uragani Yagi, në shtator të këtij viti, në Azinë Juglindore vrau më shumë se 500 njerëz. Ka shembuj të tjerë që tregojnë se kjo ndodh në të gjithë botën. Më parë tregoja për katastrofa që ndodhnin pesë apo dhjetë vjet më parë. Tani mund të sjellë informacione për ngjarje të tilla nga java e kaluar, sepse situata po përkeqësohet shumë shpejt dhe do të vazhdojë të përkeqësohet nëse ne nuk ndërmarrim veprime në konferencën mbi klimën”, thotë zoti Gore.

Ai gjithashtu përmendi tragjedinë nga përmbytjet në Spanjë.

“Nëse shikoni temperaturat e sipërfaqes së detit, disa javë më parë, nga avujt e lëshuar nga ujrat e ngrohta të Mesdheut, pamë se çfarë ndodhi në Spanjë. Ishte një tragjedi e tmerrshme. Më shumë se 200 njerëz humbën jetën prej përmbytjeve”, thotë zoti Gore.

Megjithatë, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit ankohen se konferencat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën po mbizotërohen nga përfaques të firmave që shkaktojnë ndotjet më të mëdha të planetit.

Një raport i një grupi të organizatave për mjedisin thotë se mbi 1700 lobistë të industrisë së naftës po marrin pjesë në takimin mbi klimën në Baku.

Aktivistët protestuan sot duke mbajtur në duar një balonë në formën e një gjarpëri gjigant ndërsa kërkuan largimin e lobistëve nga konferenca.

“Ata janë gjarpërinj. Korporatat që lobojnë për përdorimin e naftës dhe gazit, që promovojnë eksportet e gazit në Afrikë dhe pjesën jugore të globit, janë gjarpërinj. Ju e dini se çfarë bëjnë gjarpërinjtë, ata kafshojnë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk i duam këtu”, tha aktivistja Olamide Matins Ogunlade.

Një grup i ish-udhëheqësve të shteteve dhe ekspertë mbi mjedisin thanë se konferencat vjetore të OKB-së për klimën nuk ishin më të përshtatshme për mbrojtjen e mjedisit dhe duhej të reformoheshin. Ata publikuan një letër të hapur kritike ndërsa takimi vjetor i OKB-së në Baku po vazhdon.

Deri më tani kjo konferencë ka arritur pak përparim ndërsa një nga çështjet kryesore që po diskutohet është fondi që vendet e zhvilluara duhet të ndajnë për vendet e varfra për t’u përballur me pasojat e ngrohjes globale.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!