AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

by Alb Times
16/10/2026
in Kronikë
6
0
“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, ka bërë me dije se 127 persona janë arrestuar dhe 244 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Sipas tij, nga dhuna e ushtruar ndaj efektivëve janë dëmtuar 120 punonjës policie në disa qytete të vendit.

Ziu bëri të ditur gjithashtu se strukturat e Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit po hetojnë kanale dhe grupe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë mesazhe me thirrje për akte ekstreme e terroriste dhe kërcënime ndaj punonjësve të Policisë.

“Deri në këto momente: -në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike;

-në Durrës, janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të institucioneve shtetërore, pronave publike dhe private;

-në Korçë, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas, për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe për shkatërrimin, me sende të forta dhe me zjarr, të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike;

-në Vlorë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, për pengimin e zhvillimit të procesit mësimor në disa shkolla të qytetit, kundërshtim të punonjësve të Policisë, goditje me sende të forta të fasadës së një institucioni, si dhe dëmtimin e pronës publike.

-në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike dhe private. Gjatë protestës u plagos rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes është identifikuar, por për shkak të moshës nuk është arrestuar.

-në Elbasan, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për dëmtimin e xhamave të godinës së një institucioni shtetëror, të sinjalistikës rrugore dhe të tabelave të reklamave, dhe pronës publike;

-në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për dëmtimin të sinjalistikës rrugore, tabelave dhe reklamave.

Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie.

Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Lidhur me këtë situatë është regjistruar menjëherë procedimi penal përkatës për veprat e lidhura me këto veprime kriminale tejet të rrezikshme, dhe po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste.

Përdorimi i rrjeteve sociale nëpërmjet llogarive anonime nuk duhet dhe nuk do të lejohet t’i shërbejë rrymave apo shtetasve me prirje terroriste, ekstremiste dhe të dhunshme, brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë aktualisht në një proces hetimor tejet të detajuar dhe konfidencial, për të vlerësuar qëllimet dhe veprimet e tyre destabilizuese, si dhe të rrezikshme për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe që synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit gjen sërish rastin, të vijojë apelet e bëra gjatë këtyre ditëve, për qytetarët pjesëmarrës në protesta që të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit.

E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.

Çdo efektiv që sulmoni është aty për të bërë detyrën që i është caktuar, është i betuar për komb dhe flamur dhe bashkëjeton çdo ditë në të njëjtin terren me ju.

Ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme drejtuesit e Policisë në terren udhëzojnë punonjësit e policisë jo vetëm gjatë instruktazheve, por dhe në terren në detyrë, që pavarësisht situatave ku përballen me sulme të rrezikshme, apo gjatë ndërhyrjeve për të mbrojtur institucionet, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe propocionalitet”, u shpreh ai.

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

16/10/2026

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

16/10/2026

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

16/10/2026

Protesta/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës!

16/10/2026

Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

16/10/2026

I vranë vëllanë para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, s’ka ligj ta shpëtojë

16/10/2026

Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

16/10/2026

Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë!

16/10/2026

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

16/10/2026

Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

16/10/2026

“Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin”- Ministri Demo: Shoqëria të distancohet nga dhuna! Policia do marrë të gjithë hapat ligjorë

16/10/2026

Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

16/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit

16/10/2026

Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

16/10/2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!
  • Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.