AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

by Alb Times
16/10/2026
in Kronikë
6
0
Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishja e pazareve të drogës në vendet europiane dyshohet se është motivi i atentatit me eksploziv në Gjirokastër, ku më 10 tetor humbi jetën 48-vjeçari Beqir Devolli. Drejtori i Policisë Vendore Gjirokastër ka bërë me dije se Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjes.

Operacioni policor i koduar “Gjurma” ka çuar në identifikimin e katër personave të dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në bulevardin “18 Shtatori”, përballë Prokurorisë së Gjirokastrës. Të arrestuarit janë Behar Zyberi, alias Behar Heqimaj, 64 vjeç, banues në Fier, dhe Shpëtim Malasi, 42 vjeç, banues në Patos. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Gentjan Zhupa, 38 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Kliton Omeri, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, dy personat e fundit dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas ngjarjes.

Ngjarja u regjistrua më 10 tetor 2026, rreth orës 22:00, kur një automjet tip “Benz”, në të cilin udhëtonin Beqir Devolli dhe Erigels Mela, shpërtheu në lëvizje. Pas shpërthimit, drejtuesi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë, humbi jetën 48-vjeçari Beqir Devolli, ndërsa pasagjeri Erigels Mela, 26 vjeç, mbeti i dëmtuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se lënda plasëse ishte vendosur nën sediljen e shoferit. Policia dyshon se eksplozivi ishte vendosur me qëllim eliminimin fizik të Devollit.

Hetuesit dyshojnë se motivi i vrasjes lidhet me prishjen e pazareve në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në vendet europiane. Sipas autoriteteve, katër personat e identifikuar dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e atentatit. Gjatë hetimeve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona, ndërsa janë kryer kontrolle, ekspertime dhe veprime të tjera procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Gjurma”, policia ka sekuestruar një motomjet pa targa, që dyshohet se është përdorur për vendosjen e lëndës plasëse, dy automjete dhe tre telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertimeve. Gjithashtu, janë sekuestruar 2 500 euro dhe rreth 130 mijë lekë.

Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë Vendore Gjirokastër:

“Jam sot para jush për të bërë prezent për Ju dhe qytetarët rezultatet e një punë intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2026 në bulevardin “18 shtatori”, Gjrokastër, ku humbi  jetën një shtetas dhe nje tjetër u plagos. Më datë 10.10.2026 rreth orës 22:00 në bulevardin “18 shtatori”, përballë Prokurorisë Gjirokastër, një automjet tip “Benz”, ka shpërthyer me lëndë plasëse, në lëvizje, ku ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë këtij shpërthimit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi Beqir Devolli, 48 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i dëmtuar lehtë pasagjeri shtetasi Erigels Mela, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes u  ngrit një grup i posaçëm hetimor nga strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi i posaçëm hetimor kreu një sërë veprimesh hetimore dhe proceduriale në vendin e ngjarjes. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se në brendësi të automjetin të shtetasit Beqir Devolli,  konkretisht nën serdiljen e shoferit ishte vendosur një sasi lëndë plasëse. Për sqarimin e  ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 18 persona. U kryen intervista, verifikime, kontrolle, eskpertime, u bë eksperiment hetimor dhe të gjitha veprimet e tjera për të  zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen.

Nga hetimet intensive me metoda speciale të hetimit, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave u arrit të dokumentohet me prova ligjore autorësia e kësaj ngjarje të rëndë. Në bazë të rezultateve të deritanishme të hetimit, në kuandër të Operacionit Policor “GJURMA”u kapen dhe ndaluan si persona të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje shtetasit:

Behar Zyberi alais Behar Heqimaj, 64 vjeç, banues në Fier, i dënuar disa herë për disa vepra dhe në kuadër të grupit kriminal.

Shpëtim Malasi, 42 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 shtetas, të cilët pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit, konkretisht:

Gentjan Zhupa, 38 vjeç, banues në Tepelenë, me precedent kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit.

Kliton Omeri, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në krimet kundër personit dhe krimit të organizuar ne drejtim të trafikimit të narkotikëve dhe qënieve njerzore.

Sipas të dhënave të administruara në kuadër të hetimit, këta shtetas dyshohet se kanë pasur role të ndryshme dhe kanë organizuar vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet me qëllim vrasjen e shtetasit Beqir Devolli, dyshuar për shkak të prishjeve të pazareve në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në shtetet Europiane. Nga provat e siguruara rezulton se autorët e krimit janë këta 4 shtetas, si dhe persona të tjera të identifikuar nga ana jonë por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëhen të ditura më shumë detaje.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* Një motomjet pa targa, i cili dyshohet se është përdorur në kuadër të veprimtarisë kriminale për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e viktimës;

* Dy automjete dhe tre aparate celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse;

* Një shumë prej 2 500 eurosh;

* Një shumë prej rreth 130 000 lekësh.

Ndalimi i këtyre shtetasve u krye për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është punuar intensivisht nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, duke bashkëpunuar me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë, Fier dhe Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ku gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale të bërë për këtë rast.

Dua të falenderoj qytetarët e Qarkut Gjirokastër për ndihmën e dhënë për dokumentimin e kësaj ngjarje , si dhe ti siguroj se  strukturat e Policisë që operojnë në territorin e qarkut Gjirokastër janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të luftuar çdo paligjshmëri që shfaqet në territor dhe në këtë kuadër i ftoj që të besojnë e bashkëpunojnë me Policinë, pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient edhe më të sigurt.

Ju faleminderit!”

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

16/10/2026

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

16/10/2026

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

16/10/2026

Protesta/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës!

16/10/2026

Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

16/10/2026

I vranë vëllanë para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, s’ka ligj ta shpëtojë

16/10/2026

Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

16/10/2026

Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë!

16/10/2026

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

16/10/2026

Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

16/10/2026

“Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin”- Ministri Demo: Shoqëria të distancohet nga dhuna! Policia do marrë të gjithë hapat ligjorë

16/10/2026

Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

16/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit

16/10/2026

Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

16/10/2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!
  • Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.