AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin”- Ministri Demo: Shoqëria të distancohet nga dhuna! Policia do marrë të gjithë hapat ligjorë

by Alb Times
16/10/2026
in Politikë
6
0
“Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin”- Ministri Demo: Shoqëria të distancohet nga dhuna! Policia do marrë të gjithë hapat ligjorë

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka deklaruar se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat ligjore për të mbrojtur rendin publik dhe bizneset private, pas shqetësimeve të shtuara nga sulmet e ditëve të fundit.

Në një lidhje për “Shqipëria Live” në Top Channel, ai tha se e drejta për protestë do të garantohet, por kërkoi që shoqëria të distancohet nga grupet e organizuara që sulmojnë Policinë, institucionet dhe subjektet private.

Demo theksoi se studentët që duan të protestojnë paqësisht do të kenë mbështetjen e Policisë për garantimin e sigurisë, ndërsa për dhunën tha se ka ardhur momenti për një reagim të qartë shoqëror.

Intervista:

Gazetarja Demiraj: Në fakt ka një reagim nga bizneset private se tashmë gjithkush ndihet i rriskuar. Bizneset e vogla, biznese të mëdha janë duke pajtuar kompani private për të ruajtur biznesin e tyre. Si duhet, si i mbron shteti këto biznese dhe nëse do të reagojë kompania e policisë private ndaj protestuesve që vërshojnë drejt tyre, a duhet të reagojë? A shkojmë kështu drejt një lufte civile?

Ministri Demo: Ju garantoj që Policia e Shtetit do të marrë të gjitha hapat, siç ka edhe detyrimin ligjor për të ruajtur rendin publik, por ne kërkojmë dhe bashkëpunimin e shoqërisë shqiptare.

Mua më vjen shumë mirë që ju bëni këtë pyetje, por unë shpresoj shumë që ju këtë pyetje, t’ia bëni dhe atyre qarkullojnë me maska në Tiranë dhe djegin biznese. Besoj që, e para duhet bërë pyetja atje.

Unë ju garantoj që shteti do të bëjë gjithçka, konform ligjit, për të garantuar rendin publik. Por ajo çfarë unë kërkoj sot është është që në ndërgjegjen e çdo qytetari, ne të reflektojmë për atë çfarë ka ndodhur gjatë tre ditëve të fundit dhe kjo nuk ka të bëjë me të drejtën për të protestuar. Absolutisht jo.

Unë kam qenë pedagog dhe i garantoj gjithë studentët, nëse duan të protestojnë, do ta kenë Policinë e Shtetit aty, për të garantuar që protesta e tyre të organizohet dhe të vazhdojë siç e mendojnë ata. Por, që të ketë grupe të organizuara, për të dhunuar Policinë e Shtetit, për të dhunuar institucionet publike, për të dhunuar subjektet private, unë besoj që këtu ka ardhur momenti që vetë shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet dhe ne duhet të mbajmë një qëndrim si shoqëri kundër këtyre akteve të dhunës. Faleminderit!

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!

16/10/2026

Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!

16/10/2026

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

16/10/2026

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

16/10/2026

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

16/10/2026

Protesta/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës!

16/10/2026

Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

16/10/2026

I vranë vëllanë para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, s’ka ligj ta shpëtojë

16/10/2026

Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

16/10/2026

Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë!

16/10/2026

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

16/10/2026

Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

16/10/2026

“Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin”- Ministri Demo: Shoqëria të distancohet nga dhuna! Policia do marrë të gjithë hapat ligjorë

16/10/2026

Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

16/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!
  • Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.