Ambasada e Polonisë në Tiranë u ka bërë thirrje udhëtarëve të shmangin zonat ku zhvillohen protesta, në një kohë kur demonstratat në kryeqytet vijojnë prej disa ditësh.
Sipas raportimit të medias polake TVP World, paralajmërimi diplomatik vjen pas përshkallëzimit të protestave studentore, të cilat nisën për çështje që lidhen me arsimin dhe perspektivat e punësimit, për t’u shndërruar më pas në tubime më të gjera kundër qeverisë.
Situata e krijuar në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa paralajmërimet për udhëtarët synojnë të shmangin ekspozimin ndaj përplasjeve dhe situatave të paparashikuara gjatë zhvillimit të demonstratave.
Ambasada u rekomandon udhëtarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen protestat.
Burimi: Politika
