Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau të Dejës, ku një 55-vjeçare dyshohet se është goditur me sqepar nga bashkëshorti i saj, duke pësuar dëmtime të rënda në trup.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. E dëmtuara, e identifikuar si Z.K., rreth 55 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën.
Pas ngjarjes, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se e ka goditur me sqepar.
Ndërkohë, motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta. Forcat e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Burimi: Kronikë
