• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

EMRI / Sekuestrohen 1.2 mln euro pasuri të 42-vjeçarit në Tiranë, Policia jep detaje

25/02/2025
in Kronikë
Mashtrim 2 milionë Euro me Call-Center, mbyllen hetimet për izraelitin dhe 38 shqiptarë

Policia e Tiranës njoftoi këtë të martë se ka finalizuar nën drejtimin e SPAK operacionin e koduar “Fraud” dhe ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Uniformat blu thonë se kanë sekuestruar 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro të 42-vjeçarit, Erjon Kasmi me precedentë për mashtrim kompjuterik në bursa. Dyshohet se pasuritë janë krijuar nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit. Bëhet fjalë për 1 apartament, 1 subjekt tregtar dhe 2 vendparkime

“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa”, njoftoi policia.

Erjon Kasmi është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim me gjykim të shkurtuar në Korrik të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme e akuzonte atë si organizator i një grupi prej disa personash se nëpërmjet premtimeve për fitime të majme përvetësuan 7 milionë Euro nga qytetarë të ndryshëm Europianë. Pre e mashtrimeve të “call center”-it që ai ishte administrator kanë rënë që prej vitit 2018 me qindra qytetarë gjermanë dhe të vende të tjera të BE-së.

Në lidhje me këtë rast, GJKKO dënoi edhe Xhulian Xhafën, specialist i IT-së, ndërsa shpalli të pafajshëm të gjithë punonjësit e “call center”-it në fjalë.


Por si funksiononte skema?

Punonjësit përdornin dy platformat “BrokerZ” dhe “Globalix”, për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Ata ftonin qytetarët e huaj të investonin në bursa ndërkombëtare. Paratë depozitoheshin sipas udhëzimeve të agjentëve të “call center” në platformat mashtruese.

Nga hetimi rezultoi se depozitat gjendeshin në banka të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro. Më pas ato zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e këtyre parave përfunduan në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Erjon Kasmit iu sekuestruan rreth 580 mijë Euro dhe 19 milionë Lekë në llogaritë e tij. Në një bankë të Kosovës atij iu sekuestrua vlera 1 milionë e 500 mijë Euro.

Hetimet për këtë grup kriminal nisen në Gjermani. Autoritetet e drejtësisë atje u vunë në lëvizje nga një person i cili ka bërë një kallëzim duke theksuar se është mashtruar për të investuar në bursa, por më pas parat e tij ishin zhdukur.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!