• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ambasadorja amerikane në NATO: Po monitorojmë me kujdes çdo veprim të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

02/04/2024
in Botë
Ambasadorja amerikane në NATO: Po monitorojmë me kujdes çdo veprim të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Qendrën Mediatike të Brukselit, deklaroi se nesër (3 prill) do të nis një java e madhe e NATO-s ku është parashikuar takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.

Takimi i ministerialit të ministrave të Jashtëm, ndodh padyshim në një kohë shumë të veçantë, që sikurse e theksoi ajo, “mbahet në kuadër të 75-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut, por dhe anëtarësimit me të drejta të plota të  Suedisë si vend i 32-të i Aleancës.

Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, ka thënë të martën se Rusia është duke tentuar të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor me metoda klasike, por NATO-ja është duke i monitoruar me kujdes këto veprime dhe po punon me partnerët për të ruajtur stabilitetin e rajonit.

Ajo i ka bërë të ditura këto qëndrime gjatë një deklarimi para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s , që zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel.

“NATO-ja ka pasur prani të kamotshme në Ballkanin Perëndimor. Që nga vitet 1990, aleatët e NATO-s kanë bërë gjithçka që kanë mundur për ta mbajtur stabil këtë rajon. Kemi praninë tonë ushtarake në rajon akoma dhe aleatët e NATO-s patën një vizitë të përbashkët në Bosnje-Hercegovinë, ku është një mision i NATO-s, krahas atij të KFOR-it në Kosovë“, ka thënë Smith, kur është pyetur nëse NATO-ja është në dijeni për ndonjë veprim të Rusisë, që ka për synim destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kur është fjala për aktivitetet e Rusisë, ne kemi parë tani e disa vjet përpjekje klasike të saj për të destabilizuar rajonin përmes sulmeve hibride. Rusia përdor një listë klasike të mjeteve, ku fokusi kryesor është fushata e dezinformimit që ka për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe destabilizimin. Ndarjeve mes aleatëve, ndarjeve mes SHBA-së dhe partnerëve në rajon dhe mes aleatëve evropianë. Ne me kujdes monitorojmë situatën dhe punojmë me një numër të vendeve anëtare të NATO-s në rajon, e disa veçse janë vende anëtare. Punojmë edhe me vendin aspirant Bosnje-Hercegovinën dhe u ndihmojmë të modernizojnë ushtrinë. Punojmë edhe me partnerët në rajon. Kemi për shembull partneritet me Serbinë“, ka thënë Smith, duke nënvizuar se përmes këtyre kanaleve NATO-ja punon dhe mban fokusin mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo lidhet edhe me monitorimin tonë të veprimeve të Rusisë, në përgjithësi, në Evropë dhe në fqinjësi. Pra, nuk mund të thuhet se nuk kemi fokus, sepse me kujdes vëzhgojmë se çfarë po bën Rusia në atë rajon”, ka thënë ajo.

Në takimin e Ministrave të jashtëm të NATO-s do të mirëpritet për herë të parë si pjesëmarrës edhe ministri i Suedisë, si vendi i 32-të anëtar i NATO-s.

Në këtë takim do të shënohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s.

Pos agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës – të nisur në shkurt të vitit 2022 – ministrat do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin me partnerët jashtë hapësirës euro-atlantike, me të cilat ndajnë vlerat e përbashkëta, sikurse Australia, Zelanda e re, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në takim pritet të diskutohet edhe për përgatitjen e samitit të NATO-s, i cili në muajin korrik pritet të mbahet në Uashington.

/a.r

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!