• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

26/06/2026
in Kryesore, Opinion
Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

Nga Ylli Pata

Protestuesta njëmujore që është kthyer në eventin kryesor të Shqipërisë politike ka nxjerrë prej ditësh të ashtuquajturin Pentalog, planin me 5 pika që kërkojnë nga qeveria. Ku në krye është largimi i panegocueshëm i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Në fillim, Pentalogu u lexua nga Dritan Goxhaj, e më pas, kur ky i fundit nuk u duk më publik, dokumenty u lexua nga të tjerë.

Në historinë e dokumenteve të tilla, që dërgohen si kusht për zgjidhje apo negocimi, që nga memorandumet e deri tek letrat e hapura, ka gjithmonë një adresë dërgimi. Përkatësisht një trupë, institucion apo grup njerëzish që e kanë miratuar këtë dokument.

Ndërkaq, pentalogu ultimativ, vjen si një vullnet i protestuesve, por ende nuk dihet se kush është trupa që e ka përgatitur dhe ajo që e ka miratuar.

Çdo protestë, manifestim, demonstratë, apo edhe një marshim qytetar, edhe pse spontan, ajo ka organizatorët e vet. Të cilët përzgjedhin parullat, bien dakord për personat që do flasin, agjendën dhe ininerarin e aktivitetit etj, etj.

Duke parë edhe sfondin, kontekstin e sidomos uraganin digjital që protesta ka pasur, duket qartë se ka një grup organizator, të cilët merren me detajet logjistike e kibernetike të aktivitetit.

Grup, i cili nuk arriti dot deri tani që të formësojë një lidership së paku proëizor për të shkuar më pas në proceset e zgjedhjes së një lidershipi, pas formalizimit të forcës apo grupimit të ri politik.

Personazhet që kanë qenë në një farë mënyre zëdhënësa apo drejtuesa të seancave të protestave, apo që kanë mbajtur fjalimet, kanë pasur shpesh kundërshti apo krisje me personazhe të tjera brenda protestës, si në publik, ashtu edhe në rrjete socjale.

Po si ka mundësi që deri tani nuk po del një lidership i profilizuar? Pasi nëse grupi ekziston, përforcimi i mesazhit dhe imazhit të tyre, jo vetëm i bën mirë protestës, por edhe rrit një profil si dhe kalit atë në terrenin real të betejës.

Gjasat pse ndodh kjo janë dy: Ose regjizori real i kësaj proteste po e ruan që të nxjerrë në një minutë të „volitshëm”, ose realisht grupet që po marrin pjesë nuk e kanë arritur atë pikë akordi për fuzionin e domosdoshëm për të nxjerrë ekipin drejtues, ose dikush jo vetëm që nuk ndihmon, por e pengon nxjerrjen e një kupole politike.

Mund të ketë shkak edhe mungesën e duhur të vetëdijes së bërthamës së saj për domosdoshmërinë e tempizmit të momentumit politik.

Mjaft nga folësit kryesorë të protestës merren kryesisht me replikat direkte me Edi Ramën dhe Taulant Ballën, që janë më aktivët në diskutimet online në lidhje me protestën.

Këta folës, por edhe mjaft prej influencerave apo edhe ekspertëve që flasin nëpër televizione, i qëndrojnë logjikës apo mendimit se ata kanë në dorë fatin politik të Edi Ramës.

Në mos një mani, ky koncept është i gabuar në aspektin politik. Fati politik i Edi Ramës është i çimentuar që kur mori mandatin e tretë radhazi. Rama e ka ngrënë livadhin e tij së bashku me Partinë Socialiste. Çdo përfundim i ciklit të tij politik është krejt brenda dialektikës, logjikës dhe normales. Ndërkaq, edhe pse organizatorët e dinë se ajo që kanë në mendje është një “gjë e madhe”, përgjegjësia që kanë ata mbi supe është shumë më e madhe se kaq.

Ngase momentumi mundësisë së krijimit të një lëvizje të re politike të gjeneratës tjetër mund të mos vijë më. Nëse do të jetë një lëvizje cilësore, europiane dhe me nivel të lartë intelektual, fuqia, imazhi dhe përkrahja mund të jetë edhe më e fuqishme se Rama apo sot.

Mjafton të shikojmë rastin e Hungarisëk u fitorja e Magyar po konsiderohet një hap cilësor pas Victor Orbanit.

Ama, nëse nga kjo lëvizje lind një “Parti Paqe Drejtësi” siç thotë Ikbalja, Flamingoja rozë mund të kthehet në një korb të zi.

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!