• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

26/06/2026
in Kryesore, Sociale
300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

Edi Rama është hedhur në sulm pas protestave masive që kanë mbërthyer vendin. Teksa qytetarët prej 26 ditësh (sot është protesta e 27-të) kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama është vënë në lëvizje për të joshur votuesit e tij.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Rama ka vendosur të gënjejë pensionistët me rritje pensioni, ndërkohë që qytetarët janë në protestë për korrupsionin e kësaj qeverie, shkatërrimin e ekonomisë dhe pasurimin e një klike njerëzish.

Vendimi u bë publik nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila tha se indeksimi do të zbatohet për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e veçanta. Sipas saj, do të ketë indeksim të pensioneve me 2.7%, masë që do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të prekë rreth 900 mijë përfitues.

“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 për qind. Janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje“, deklaroi Ibrahimaj.

Megjithëse qeveria e paraqet masën si një mekanizëm për ruajtjen e fuqisë blerëse të pensionistëve, rritja përkthehet në një shumë relativisht të vogël për një pjesë të mirë të përfituesve. Për një pension mesatar, shtesa mund të jetë rreth 300 lekë në muaj, ose rreth 3 mijë lekë të vjetra. Pra, Rama kërkon t’i gënjejë pensionistët me 3 mijë lekë të vjetra.

Përveç indeksimit të pensioneve, qeveria miratoi edhe 300 kuota kredish të buta me interes zero për punonjës të administratës publike, mes tyre punonjës të Policisë së Shtetit, Policisë së Burgjeve, mësues, mjekë dhe ushtarakë. Një tjetër lëvizje kjo për të mbajtur pas vetes administratën në këtë kohë furtune për qeverinë.

Pra, duket se makineria shtetërore është vënë në lëvizje. Teksa Rama dhe ministrat, së bashku me deputetët, kanë nisur të sulmojnë protestuesit, duket se në prapaskenë po bëhen edhe manovra të tjera për të shuar revoltën qytetare.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!