AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

by Alb Times
26/06/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një anije mallrash është goditur në Ngushticën e Hormuzit, në një incident që rrezikon të përshkallëzojë sërish tensionet në rajon dhe hedh dyshime mbi zbatimin e marrëveshjes së fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Amerikanët pretendojnë se sulmi është kryer me një dron iranian, megjithëse autoritetet në Teheran nuk kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për ngjarjen.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi pas incidentit përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar drejtpërdrejt Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur së fundmi mes dy vendeve.

“Shteti Islamik i Iranit lëshoi të paktën katër dronë sulmues ndaj anijeve që po kalonin në Ngushticën e Hormuzit. Njëri prej tyre goditi pjesën e sipërme të një anijeje të madhe transporti. Dëme pati, por anija vazhdoi rrugën e saj. Ne rrëzuam tre dronët e tjerë. Është e qartë se kjo ishte një shkelje e pamend e marrëveshjes sonë të armëpushimit”, shkroi Trump.

Megjithëse e dënoi ashpër sulmin, presidenti amerikan nuk dha sinjale se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një përgjigje ushtarake, duke lënë të kuptohet se administrata e tij synon të shmangë një përshkallëzim të ri të konfliktit.

Incidenti ndodhi vetëm pak orë pasi Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se anijet do të lejohen të lundrojnë të sigurta vetëm në korridoret detare të miratuara nga Irani, duke sfiduar pretendimet e administratës Trump se lundrimi në Ngushticën e Hormuzit ishte rikthyer në normalitet pas marrëveshjes së arritur javën e kaluar.

Sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), anija u godit në anën e djathtë nga një predhë e paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në urën komanduese. Nuk raportohet për viktima apo ndotje mjedisore, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje të gjitha anijeve që kalojnë në zonë të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Sulmi ka ndikuar menjëherë edhe në operacionet ndërkombëtare. Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) njoftoi pezullimin e misionit për evakuimin e qindra anijeve dhe mbi 11 mijë detarëve që kanë mbetur të bllokuar në Gjirin Persik që nga nisja e konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i IMO-së, Arsenio Dominguez, deklaroi se siguria e detarëve mbetet prioritet absolut dhe se operacioni i evakuimit do të qëndrojë i pezulluar derisa të krijohet një pasqyrë më e qartë e situatës. Ai sqaroi se anija e goditur nuk ishte pjesë e këtij misioni, por theksoi se incidenti dëshmon se rreziku në zonë mbetet i lartë.

Ndërkohë, Organizata Iraniane për Menaxhimin e Rrugëve Detare të Gjirit Persik paralajmëroi se nuk garanton më kalim të sigurt për anijet që nuk respektojnë korridoret e përcaktuara nga Teherani. Sipas autoriteteve iraniane, përgjegjësia për çdo incident do të bjerë mbi pronarët, operatorët dhe kapitenët e anijeve që zgjedhin rrugë alternative.

Ngjarja pati ndikim të menjëhershëm edhe në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent u rrit me rreth 2%, duke u mbyllur në 74 dollarë për fuçi, mes shqetësimeve se tensionet në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë mund të përshkallëzohen.

Marrëveshja e nënshkruar javën e kaluar mes SHBA-së dhe Iranit synon ndalimin e luftimeve, garantimin e lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Teheranit në këmbim të angazhimit të tij për të mos zhvilluar armë bërthamore. Megjithatë, sulmi i fundit dhe reagimi i ashpër i presidentit Trump tregojnë se situata mbetet e brishtë, ndërsa negociatat e planifikuara për më 30 qershor pritet të zhvillohen në një klimë të tensionuar.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës

28/11/2026

Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

28/11/2026

Protestuesit rikthehen në Sheshin Skënderbej, rinisin sulmet me molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28/11/2026

Protestuesit e dhunshëm ndalojnë autoambulancën, dyshonin se ishte e mbushur me civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Përplasje në Rrugën e Elbasanit, protestuesit e maskuar sulmojnë policinë

28/11/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë/ Policia shoqëron 10 persona

28/11/2026

Policia shpërndan turmën, protesta përhapet në rrugët e Tiranës

28/11/2026

VIDEO/ Lëndohet një efektiv policie, kolegët i vijnë në ndihmë

28/11/2026

Shpërthim molotovi në sheshin Skënderbej

28/11/2026

Zylfie Haklaj rikthen në vëmendje nëntorin e zi të Tropojës: Dhuna ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

28/11/2026

Sheshi Skënderbej mbulohet nga gazi lotsjellës

28/11/2026

Tensionohet situata, protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Bujqësisë, godasin edhe selinë e PS-së

28/11/2026

Përshkallëzohet dhuna në protestë, protestuesit e maskuar dalin me mburoja metalike dhe shkopinj druri, sulmojnë policinë me molotovë e gurë

28/11/2026

Rëndohet bilanci nga protesta e dhunshme në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

28/11/2026

Bentley, Lamborghini dhe 374 kg kokainë, jeta luksoze e shqiptarit Elvis Mula që drejtonte grupin e trafikut në Britani, si u kap nga autoritetet

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës
  • Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.