• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kim Yong Un i dërgoi Putinit rreth 12 mijë trupa ndihmë, zbulohet identiteti i gjeneralit “misterioz” që drejton forcat e Koresë së Veriut në Rusi

20/11/2024
in Botë
Kim Yong Un i dërgoi Putinit rreth 12 mijë trupa ndihmë, zbulohet identiteti i gjeneralit “misterioz” që drejton forcat e Koresë së Veriut në Rusi

Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi zyrtarin më të lartë ushtarak Kim Yong Bok. Mediat ndërkombëtare flasin për një personazh misterioz, identiteti i të cilit pak njihej dhe mbahej përherë i fshehtë, por tashmë është një personazh publik. Ai është zyrtari më i lartë ushtarak i Koresë së Veriut në Rusi, ku më shumë se 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë vendosur për të ndihmuar përpjekjet e Moskës për të zhvendosur trupat ukrainase që kanë kapur një pjesë të territorit rus. Zyrtarët e Kievit dhe Seulit kanë konfirmuar praninë e tij në Rusi.

Zyrtarisht zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, kolonel gjeneral Kim besohet se ka për detyrë të integrojë trupat e Koresë së Veriut me rusët, të përvetësojë njohuritë e fushës së betejës për të rikthyer në shtëpi dhe krijimin e korridoreve për dislokimet e ardhshme.

Numri i ushtarëve të Koresë së Veriut të dërguar në Rusi përfundimisht mund të arrijë deri në 100 mijë, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai nuk citoi prova specifike për pretendimin, citon “Wall Street Journal”. Por dërgimi i një prej zyrtarëve më të rëndësishëm ushtarakë të Koresë së Veriut sinjalizon interesin e Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë deri në vitin e ardhshëm.



Deri kohët e fundit, identiteti i tij ishte relativisht i mbuluar, sepse njësia e forcave speciale që ai komandonte – që besohej se ishte më e madhja në botë, me rreth 200 mijë trupa – do të ndërmerrte misione sekrete në rast të një lufte në Gadishullin Korean, theksojnë ekspertët perëndimorë për “Wall Street Journal”.

Peniani filloi të nxirrte në pah gjeneralin Kim pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në qershor në Penian, kur të dy vendet ranë dakord për një pakt të mbrojtjes reciproke. Koloneli gjeneral Kim u shndërrua në një ndihmës të shpeshtë të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Brenda disa ditësh, ai besohej se kishte udhëtuar në Rusi me grupin e parë të trupave të Koresë së Veriut.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!