• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Nuk e ndalim dot sulmin”, SHBA paralajmëron Hezbollahun: Kujdes, Izraeli po bëhet gati

25/06/2024
in Botë
“Nuk e ndalim dot sulmin”, SHBA paralajmëron Hezbollahun: Kujdes, Izraeli po bëhet gati

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Hezbollahun se nuk do të mund të jenë në gjendje të ndalojnë një sulm izraelit në Liban. Burime konfidenciale për revistën Politico bëjnë me dije se i dërguari special për Lindjen e Mesme, Amos Hochstein dërgoi, në udhëtimin e tij të fundit në Liban, një mesazh të qartë për milicët shiitë, aleatë të Iranit, nga Presidenti Joe Biden.

Burimet e cituara nga Politico pohuan se Uashingtoni do të ndihmojë Izraelin në rast të një reagimi nga Hezbollahu. Nëse ka raketa në qytetet izraelite, Uashingtoni, “mund të lëvizë drejt mbështetjes më të drejtpërdrejtë ushtarake” kundrejt Tel-Avivit. “Izraeli duhet të bëjë atë që duhet të bëjë,” tha një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes në kushte anonimati për Politico.

Zyrtarët amerikanë kanë frikë se një betejë e plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili, ashtu si Hamasi, mbështetet nga Irani, por është më i fortë dhe i armatosur më mirë, mund ta çojë rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse. Ky është një skenar që ata kanë kërkuar ta parandalojnë që kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas tetorin e kaluar.

“Ne mendojmë se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike për konfliktin përtej kufirit Izrael-Liban, që po i mban dhjetëra mijëra familje në secilën anë të kufirit të mos kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Sakaq, luftimet e ashpra vijojnë në Rripin e Gazës. Në 24 orët e fundit, forcat izraelite vranë të paktën 24 palestinezë në tre sulme të veçanta ajrore në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa tanket vijojnë depërtimin e tyre në qytetin Rafah në jug të enklavës.

Dy nga sulmet goditën dy shkolla në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona, thanë mjekët. Një tjetër goditje në një shtëpi në një nga tetë kampet e refugjatëve të Rripit të Gazës, vrau 10 të tjerë. Ushtria izraelite e justifikoi sulmin me faktin se forcat e saj kishin shënjestruar militantët gjatë natës në qytetin e Gazës, të cilët ishin përfshirë në planifikimin e sulmeve ndaj Izraelit në 7 tetor.

/a.r

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!