AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

by Alb Times
04/08/2026
in Botë
6
0
Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekziston një element që i bashkon Rusinë dhe Ukrainën: refuzimi i qytetarëve të tyre për të shkuar në front. Moska po përballet me një mobilizim gjithnjë e më të vështirë. Zyrtarisht, rekrutimi mbetet një zgjedhje vullnetare, por në praktikë situata është ndryshe. Përveç kontrolleve dhe ndalimeve masive, burrat rekrutohen në forcat e armatosura përmes kërcënimeve, mashtrimeve ose premtimeve për një jetë më të mirë. Sipas vëzhguesve, kjo mund të jetë paraprirja e një mobilizimi të ri.

Edhe Kievi po has vështirësi. Ushtria ukrainase numëron rreth 900 mijë ushtarë, por autoritetet po kërkojnë edhe rreth 2 milionë shtetas që kanë shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, Ukraina duket se ka gjetur një mënyrë për të mbuluar këtë mungesë. Zgjidhja janë mjetet tokësore pa pilot, robotë të mirëfilltë luftarakë.

Bëhet fjalë për mjete të vogla me zinxhirë, të përdorura për funksione thelbësore: nga transporti i furnizimeve te patrullimi i zonave, nga evakuimi i të plagosurve deri te vendosja e minave. Por ato mund të përdoren edhe për të sulmuar armikun. Në disa raste, Kievi ka treguar se është në gjendje të rimarrë pozicione të pushtuara nga forcat ruse pa rrezikuar jetën e ushtarëve të tij. Tani, me synimin për të prodhuar 50 mijë robotë deri në fund të vitit, synon ta kthejë këtë praktikë në një metodë të konsoliduar.

Është folur gjerësisht për industrinë e dronëve që Ukraina ka ndërtuar gjatë luftës. Tani kufiri i ri teknologjik janë robotët ushtarakë. Në mars, ushtria ukrainase zhvilloi më shumë se 9 mijë operacione në vijën e parë të frontit me këto mjete, të pajisura me eksplozivë, mitralozë, raketa dhe flakëhedhës. Në nëntorin e vitit të kaluar numri i tyre ishte më pak se një e treta, ndërsa një vit më parë përdorimi i tyre ishte sporadik. Kjo tregon se faza e testimeve ka dhënë rezultatet e pritshme.

Në prill, presidenti Volodymyr Zelensky deklaronte në një video se “është e pamundur të imagjinohet mbrojtja pa dronë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për mjetet tokësore pa pilot. E ardhmja po ndërtohet në vijën e frontit dhe Ukraina po e ndërton atë.”

Ashtu si përdorimi i dronëve, edhe robotët luftarakë janë rezultat i reformës së ndërmarrë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Brenda vetëm gjashtë muajsh, ai arriti të modernizojë ushtrinë dhe të krijojë një ekuilibër të ri në fushën e betejës. Fedorov do të kishte vazhduar me dëshirë këtë proces, por u përfshi në ndryshimet qeveritare të urdhëruara nga Zelensky. Ky vendim i solli presidentit jo pak kritika.

Brenda ushtrisë mungonte më dialogu. Ekipi i Fedorovit përfaqësonte një qasje moderne dhe më pak burokratike, ndërsa komandanti i përgjithshëm Oleksandr Syrskyi dhe gjeneralët e vjetër mbeteshin të lidhur me trashëgiminë ushtarake sovjetike. Komandanti i ri, Mykhailo Drapatyi, duket se ka një qasje të ndryshme nga paraardhësi i tij dhe është gjithashtu i bindur se zhvillimi teknologjik duhet të jetë në qendër të strategjisë ushtarake.

Është ende herët që ushtari tradicional të zëvendësohet plotësisht nga teknologjia, megjithëse sektori ushtarak mbetet ndoshta i vetmi ku njeriu është i gatshëm t’ia lërë vendin makinerive. Krahasuar me dronët, robotët tokësorë janë më të ngadaltë, duke lëvizur me një shpejtësi rreth 12 kilometra në orë. Ata mbulojnë distanca më të shkurtra dhe janë më të dukshëm, çka i bën objektiva më të lehtë për t’u goditur. Gjithashtu, autonomia e tyre është rreth 24 orë përpara se të jetë e nevojshme zëvendësimi i baterive.

Nga ana tjetër, ata mund të transportojnë sasi më të mëdha eksplozivësh dhe ofrojnë stabilitet më të madh gjatë përdorimit të armëve. Kur përdoren së bashku me dronët, kombinimi i këtyre dy teknologjive mund të rezultojë shumë efektiv.

Në mesin e korrikut, pranë qytetit Dobropillia në Ukrainën lindore, pesë ushtarë rusë u zunë në befasi nga një sulm ukrainas. Fillimisht, dronët fluturuan mbi zonë për të identifikuar hyrje ose vende të fshehura. Pasi zbuluan objektivin, dy robotë tokësorë të pajisur me mitralozë u drejtuan drejt ndërtesave të kontrolluara nga forcat ruse. Mbi ta vepronin dy dronë të lehtë dhe një dron bombardues që mbulonin operacionin. Ushtarët rusë menduan se po sulmoheshin nga këmbësoria, por në të vërtetë nuk kishin dëgjuar afrimin e robotëve dhe përfunduan në një pritë.

Ajo që dikur ishte një luftë tradicionale, e karakterizuar nga llogoret dhe konsumimi i ngadaltë i dy ushtrive, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një konflikt modern. Përvoja e fituar gjatë katër viteve e gjysmë të fundit e ka bërë Ukrainën një vend nga i cili mund të nxirren mësime në aspektin ushtarak.

Kur, në fund të shkurtit 2025, Donald Trump e akuzoi publikisht Volodymyr Zelenskyn se nuk kishte “letrat e duhura” për të bërë kërkesa, ai nënkuptonte se mbijetesa e Ukrainës varej nga ndihma amerikane dhe se Kievi nuk kishte hapësirë për të sfiduar Uashingtonin. Një vit e gjysmë më vonë, panorama duket se ka ndryshuar.

Sipas këtij interpretimi, Trump është impresionuar nga kapaciteti ushtarak që Ukraina ka ndërtuar, veçanërisht në fushën e dronëve. Presidenti amerikan besohet se ka arritur në përfundimin se mundësitë për sukses janë rritur ndjeshëm dhe, sipas kësaj logjike, mbështetja për Ukrainën merr më shumë rëndësi. Zelensky është i vetëdijshëm për këtë dinamikë. Për të vazhduar të sigurojë mbështetjen e Uashingtonit, ai duhet të dëshmojë se investimi amerikan po jep rezultate dhe nuk është një përpjekje e humbur./Përshtati “Pamfleti” nga “HuffiPost” 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim

15/10/2026

Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

15/10/2026

Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes për sigurinë personale

15/10/2026

Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet

15/10/2026

Protesta në Tiranë, Martin Leka: Zgjidhje është dialogu, Berisha mbron dhunën

15/10/2026

“Policët nuk janë të trajnuar për të tilla protesta”/ Karamuço: Kjo çon te lufta civile…

15/10/2026

“Shprehja ‘hapi rrugë budallait’ na solli këtu”, Lapaj: Si dalim nga kjo situatë…

15/10/2026

Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri

15/10/2026

Protestuesit thyejnë xhamat e konvikteve tek Qyteti Studenti

15/10/2026

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkozë, autori në kërkim

15/10/2026

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

15/10/2026

Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

15/10/2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15/10/2026

“Armiqtë do të vijnë deri në Durrës e Shkodër” / Rexhaj paralajmëron për luftë : Berisha e shkatërroi ushtrinë!

15/10/2026

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim
  • Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.