• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulohet e-maili për Ministrin grek: “Hetoni policin, i mori trafikantit shqiptar 700.000 euro”

08/12/2024
in Kronikë
Zbulohet e-maili për Ministrin grek: “Hetoni policin, i mori trafikantit shqiptar 700.000 euro”

Një e-mail i dërguar drejt Ministrit të Brendshëm grek në 10 janar 2024, ka vënë në lëvizje autoritetet e kontrollit të brendshëm lidhur me veprimtarinë e paligjshme të oficerit të policisë Ilia T., i arrestuar sëfundmi në kuadër të dosjes “Sky ECC” në Greqi.

E-maili, i publikuar nga gazeta greke “Documento”, zbulon se Europol kishte kohë që kishte dërguar në Greqi bisedat në “Sky ECC” të ish oficerit të antidrogës, por dosja ishte arkivuar nga një miku i tij me pretekstin se nuk identifikohej përdoruesi.

Në e-mailin e gjatë ku flitet madje edhe për jetën superluksoze të oficerit Ilia T., zbulohen fakte tronditëse se si ai shantazhonte trafikantët shqiptarë për t’ju marrë para me qëllim që mos t’i procedonte penalisht.



“Për shkak të detyrës së tij, ai siguron informacione të rëndësishme për cështje ku përfshihen ekonomikisht trafikantë shumë të fortë të drogës (kryesisht shqiptarë dhe serbë”, thuhet në e-mail.

“Në një cështje sëfundmi të një ngarkese kokaine 67 kg, që u sekuestrua nga njësia e tij në Portin e Pireut, ku ishte përfshirë një futbollist veteran dhe dy specialistë frigoriferash që nxirrnin drogën nga sistemi ftohës i konteinerëve, …. ishte njoftuar shumë më parë kush ishte truri, një baron shqiptar që fshihet pas kësaj organizate kriminale, i quajtur… Madje kishte gjetur edhe personin që do ndërmjetësonte dhe do të fliste me të ditën e arrestimeve për ta trembur dhe shantazhuar. Madje që të kishte sukses shantazhi, kishte dërguar dhe skuadrën Omerta jashtë karburantit që zotëron baroni shqiptar në Pire. Për të mos e përfshirë fare në dosjen hetimore dhe me marrëveshjen që të arrestohen vetëm ndihmësit e shqiptarit, kërkoi dhe mori atë ditë 700.000 euro (Nuk është e madhe shumë për kë e njeh…Fillimisht kërkonte një milionë euro)”, vijon më tej e-maili./a.m.

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!