AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

by Alb Times
08/10/2026
in Botë
6
0
A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një ditë më pas, Bashkimi Evropian u shpreh “thellësisht i shqetësuar” dhe tha se ndryshimet bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Partia Demokratike e Kosovës, që propozoi këto ndryshime, tha se kjo nuk është e vërtetë sepse ata s’po e kërkojnë zhbërjen e Speciales dhe se “Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve”.

Ndërsa, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se e mbështeti ndryshimin e ligjit, ndonëse vazhdon të ketë dyshime nëse ai mund të ndikojë në proceset gjyqësore në Hagë.

“Ne kemi pasur dyshimet dhe skepticizmin tonë. E kemi thënë këtë publikisht, edhe në takimet me PDK-në, edhe në deklaratat tona”, thotë për REL-in shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.

Edhe vetë kryeministri Albin Kurti, gjatë miratimit i kishte cilësuar ndryshimet e propozuara si “të nxituara”.

Por, nëse ndryshimet përmes një ligji vendor bien ndesh me një marrëveshje ndërkombëtare, a mund të ndryshohet ajo marrëveshje?

Ndonëse Kuvendi ka kompetencë e mandat të miratojë dhe ndryshojë ligje, ndryshimi i ligjit të Kosovës nuk do të thotë se me automatizëm ndryshohet edhe marrëveshja ndërkombëtare me të cilën ndërlidhet ligji përkatës.

Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Besfort Rrecaj, marrëveshja Kosovë-BE për Dhomat e Specializuara është një instrument juridik ndërkombëtar dhe, edhe si e tillë, mund të ndryshohet, por vetëm “me pëlqimin e palëve”.

Për këtë arsye, sipas tij, Kosova duhet të kërkojë fillimisht dakordim me BE-në për ndryshimet.

“Kosova mund dhe duhet ta propozojë hapjen e negociatave me BE-në për ndryshimin e marrëveshjes, duke e përshtatur atë me ndryshimet e reja”, thotë Rrecaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se çdo ndryshim duhet të ruajë pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e proceseve gjyqësore.

Kush mund ta kundërshtojë ligjin dhe cila gjykatë ka kompetencë?

Cilido ligj i miratuar nga Kuvendi mund të kontestohet te Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmëri nga Presidentja, Qeveria, Avokati i Popullit ose Kuvendi, ndërsa 10 ose më shumë deputetë mund ta kundërshtojnë atë brenda tetë ditësh nga miratimi.

Por, në rastin e ndryshimeve të miratuara për Ligjin për Specialen ekziston një procedurë e ndarë.

Pika 3 e nenit 162 të Kushtetutës përcakton se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, ka kompetencë ekskluzive për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi synojnë pikërisht ta ndryshojnë këtë rregull përmes ligjit vendor, duke ia hequr Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ligjit për Specialen e duke e kaluar këtë përgjegjësi të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, Kushteteta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë përparësi ndaj ligjeve të Kosovës.

Në fund të vitit 2015, për shembull, Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohej ashtu siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, megjithëse kishte konstatuar se ajo “nuk ishte tërësisht në përputhje” me Kushtetutën. Kjo pasi që ishte konstatuar se, pas ratifikimit të marrëveshjes, “themelimi i Asociacionit është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik”.

Për këtë arsye, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Rrecaj, sqaron se nëse ligji i ri bie ndesh me marrëveshjen ndërkombëtare me BE-në, ai ligj vendor nuk mund të përdoret për ta tejkaluar marrëveshjen.

“Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj ligjeve të Kosovës. Gjithashtu, Kushtetuta e Kosoves u jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare edhe ndaj dispozitave të saj”, sqaron Rrecaj.
Si u refuzuan ndryshimet për Specialen në vitin 2020?

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2020, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, propozoi ndryshimin e nenit 162 të Kushtetutës, që përcakton mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai kërkonte: ta ndryshonte paragrafin 13, në mënyrë që të thuhej drejtpërdrejt se mandati vazhdon deri kur Këshilli i BE-së të njoftojë për përfundimin e tij, në konsultim me Qeverinë e Kosovës; dhe ta fshinte krejt paragrafin 14, që e lidhte vazhdimin e mandatit me Shkëmbimin e Letrave të vitit 2014.

Propozimet u dërguan për vlerësim paraprak në Dhomën Kushtetuese të Speciales në Hagë nga kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani. Më 26 nëntor 2020, Dhoma vendosi se amendamentet do t’i pakësonin të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë dhe, për këtë arsye, nuk mund të miratoheshin.

Në aktgjykim, Dhoma i kushtoi vëmendje të veçantë edhe faktit se Kosova nuk ishte konsultuar paraprakisht me autoritetet përkatëse të BE-së.

Dhoma e quajti mungesën e konsultimeve “mangësi procedurale”, por sqaroi se vendimi i saj nuk bazohej vetëm në këtë çështje. Megjithatë, ajo konstatoi se detyrimi për konsultim ishte pjesë e kërkesave kushtetuese dhe ishte relevant për procesin legjislativ në Kosovë.

Nga rrjedh detyrimi për konsultim?

Detyrimi për konsultim me BE-në lidhet me mënyrën se si u krijua korniza juridike e Dhomave të Specializuara.

Procesi nisi pas raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante pretendime për krime të rënda gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Pas këtij raporti, BE-ja krijoi Task-Forcën Hetimore Speciale për t’i hetuar këto pretendime.

Në vitin 2014, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, shkëmbyen letra për mënyrën se si do të trajtoheshin rastet nëse hetimet do të çonin në aktakuza dhe procese gjyqësore.

Përmes këtij Shkëmbimi Letrash, Kosova u zotua të krijonte dhoma të specializuara dhe një prokurori të specializuar, ndërsa parashihej që procedurat e ndjeshme të zhvilloheshin jashtë Kosovës.

Dokumenti parashihte edhe konsultimin me autoritetet përkatëse të BE-së gjatë ndryshimit të ligjeve që do të ndikonin në këto procedura.

Kuvendi e ratifikoi Shkëmbimin e Letrave më 23 prill 2014, duke i dhënë atij statusin e një marrëveshjeje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Më pas, më 3 gusht 2015, Kuvendi miratoi ndryshimin kushtetues që krijoi nenin 162 të Kushtetutës, si dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Tani, mungesa e qartësisë se si Qeveria do ta zbatojë ligjin e ri në raport me këto detyrime ndërkombëtare e lë të hapur çështjen e efektit të tij juridik në praktikë./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.