AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

by Alb Times
08/10/2026
in Kronikë
6
0
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, mrekullitë financiare ndodhin në zyrat ku jepen lejet e ndërtimit. Me 100 euro kapital hap një kompani dhe brenda një viti merr leje për të ngritur një kullë 20-katëshe në bregdet. Madje mund të jesh edhe dekan i një universiteti publik, pa pasur ndonjë histori të njohur si ndërtues. Milionat për investimin janë një çështje tjetër, për të cilën askush nuk ka dhënë ende përgjigje.

Rasti më i fundit është ai i Linert Lirëzës, dekan i Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Kompania e tij, LAG Invest, ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi deri në 20 kate në Qerret të Golemit, me dy kate të tjera parkimi nëntokë.

Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me

LAG Invest është themeluar në gusht 2025 me vetëm 100 euro kapital fillestar. Në mars 2026, Lirëza u bë zotëruesi i plotë i kompanisë. Pa bilance financiare publike të identifikuara që të tregojnë fuqinë ekonomike të shoqërisë, dekani ka siguruar lejen për një investim që kërkon miliona euro.

Kush ia financon kullën dekanit? Nga do të dalin milionat? A është Lirëza investitori real, apo pas kompanisë së tij qëndrojnë grupe të fuqishme interesi që preferojnë të mos shfaqen publikisht?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje nga organet ligjzbatuese. Vendi është përballur prej vitesh me  pastrimin e parave të krimit përmes sektorit të ndërtimit, ku investimet miliona euroshe mund të shërbejnë për futjen në ekonominë e ligjshme të kapitaleve me origjinë të paligjshme.

Rasti i LAG Invest kërkon një hetim financiar pikërisht në këtë drejtim. Kapitali fillestar prej 100 eurosh nuk është provë e mungesës së fondeve, por një kompani e sapokrijuar që merr përsipër ndërtimin e 20 kateve duhet të ketë një burim konkret financimi. Deri tani nuk është bërë publik asnjë financues që shpjegon se si do të përballohet ky investim.

SPAK duhet të kërkojë dokumentet financiare të LAG Invest, të identifikojë investitorët e vërtetë dhe të kontrollojë nëse ekzistojnë hua private, marrëveshje të padeklaruara apo kapital me origjinë të dyshimtë. Nëse pas dekanit qëndrojnë interesa të tjera ekonomike, ato duhet të dalin në dritë.

Edhe vetë pozicioni i Linert Lirëzës ngre pikëpyetje. Si dekan i një universiteti publik, ai ka detyrime për deklarimin dhe shmangien e konfliktit të interesave.

Kush e ka verifikuar aktivitetin e tij privat dhe përputhshmërinë me funksionin që ushtron?

A janë deklaruar marrëdhëniet financiare që lidhen me projektin?

Ndërkohë, institucionet që miratojnë ndërtimet vazhdojnë të japin leje për objekte shumëkatëshe, ndërsa transparenca mbi burimin e financimit mbetet në dorë të vetë kompanive. Kjo praktikë krijon terren për interesa të fshehta dhe kërkon kontroll shumë më të fortë nga institucionet përgjegjëse.

Linert Lirëza ka marrë lejen për 20 kate me një kompani të themeluar me 100 euro kapital. Tani SPAK duhet të zbulojë se kush i ka milionat për ta ndërtuar. Në një vend ku paratë e krimit kërkojnë vazhdimisht rrugë për t’u futur në ekonominë e ligjshme, askush nuk duhet të ketë luksin të ngrejë kulla pa bërë transparente origjinën e financimit. Aq më pak një dekan universiteti publik. /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.