• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrau shqiptarin në Itali, lihet në burg përjetë autori

05/02/2025
in Kronikë
Vrau shqiptarin në Itali, lihet në burg përjetë autori

Gjykata italiane ka dhënë dënim me burgim të përjetshëm për Davide Osella Ghena, autorin e vrasjes së shqiptarit Fatmir Ara. Miri, ashtu siç e thërrisnin të njohurit, u ekzekutua më 2 Shtator të vitit 2022 në San Carlo Canavese.

Ndërkohë gjykata ka liruar motrën e autorit, Barbarën dhe shokun e tij, Andrea Fagnoni duke i shpallur të pafajshë. Për ta prokuroria kishte kërkuar respektivisht 22 vjet dhe 13 vjet burg, pasi motra akuzohej se i kishte dhënë armën autorit ndërsa, shoku i tij e e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i krimit.

Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, siç raportojnë mediat, kanë marrë pjesë edhe të afërm të Arës.

Prokuroria thotë se Osella Ghena e vrau shqiptarin për shkak të problemeve financiare. Ara po punonte për rinovimin e një ferme që zotërohej nga autori dhe e dashura e tij. Por për shkak të borxheve që kishin nisur të akumuloheshin dhe problemeve ekonomike, Osella Ghena kishte menduar si zgjidhje vrasjen e shqiptarit.

Dhe ashtu bëri. Mirëpo gjatë gjyqit ai ka ndryshuar dëshminë disa herë. Në një rast, pasi u mor për 17 orë në pyetje shpërtheu dhe e pranoi vrasjen.

Por Tetorin e kaluar, ai ndryshoi versionin sërish.

“Nuk e vrava unë dhe sot po ju kërkoj të më ndihmoni sepse nuk mund t’i fsheh njerëzit që po më kërcënojnë”, tha ai.

Sipas kësaj historie, Ara ishte vrarë nga dy persona të tjerë. Ai i përshkroi ata si të veshur mirë, me mjekër dhe me tatuazhe. Por autoritetet thonë se nuk ka asnjë provë për ekzistencën reale të tyre.

Gjykata po ashtu ka vendosur të dëmshpërblejë të gjithë familjarët e Arës, mes tyre edhe katër fëmijët e tij.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!