AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

by Alb Times
16/07/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka kaluar nëpër çdo institucion ku paraja publike rrjedh si lumë dhe ka lënë pas vetëm gjurmë dosjesh penale, por asnjëherë nuk është ndaluar. Gentian Këri, xhambazi i tenderëve, “usta” i pazareve të Ilir Metës dhe i preferuari i Edi Ramës, u rikthye sërish në kupolën e qeverisë disa kohë më parë, por ky emërim kaloi pa bujë, sikur të ishte gjëja më normale që një njeri me pesë dosje penale të vendosej në krye të Sekretariatit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Pas gjashtë muajsh si zv/kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeministri e çoi aty ku i përket sipas logjikës së tij, duke i dhënë në dorë çelësat e arkës së shtetit një njeriu që numëron pesë dosje penale, përfshirë një hetim të SPAK-ut për PPP-në e Sterilizimit. Ky emërim mbart një peshë të qartë, një sinjal që u dërgua për të gjithë ata që ende besojnë se institucionet publike mund të funksionojnë pa mbikëqyrjen e duhur, por sinjali u injorua, u harrua, u mbulua nga zhurma e përditshme e politikës.

Gentian Këri nuk njihet për ndonjë ekspertizë financiare apo integritet administrativ dhe e gjithë karriera e tij, nga shefi i tenderave në Bashkinë e Tiranës kur kryebashkiak ishte vetë Rama, te kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, sekretar i përgjithshëm në Ekonomi e më pas në Infrastrukturë, e deri te zëvendësdrejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka një vijë të vetme të pandërprerë: vendoset gjithmonë aty ku nënshkruhen kontratat dhe shpërndahen miliardat, dhe gjithmonë, pa përjashtim, pas tij vijnë dosjet.

Tani, ky “esnaf punëmbaruar i lekëve”, siç e quanin në korridoret e qeverisë, u ul në karrigen e Sekretarit të Përgjithshëm të Financave dhe nuk ka pse të habitemi nëse, ashtu siç ka ndodhur në çdo institucion tjetër, ka hyrë edhe në kompetencat e ministrit Petrit Malaj për të mbyllur “pazaret e rënda”, sepse kjo është e vetmja aftësi që i njihet: të finalizojë marrëveshjet dhe të bëjë batërdi me fondet publike.

Por ndërkohë që Gentian Këri u ngjit sërish në shkallët e pushtetit dhe askush nuk foli, një kompani që mban të njëjtin mbiemër, Arkonstudio, kishte fituar gjashtë tenderë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pikërisht gjatë viteve kur ai ishte kreu i tenderave të këtij institucioni dhe vlera e përgjithshme e ofertave fituese kap shifrën 1.755 miliardë lekë, ose rreth 17 milionë euro.

Kjo kompani zotërohet nga Erjon Këri, i cili, sipas burimeve, është kushëriri i Gentianit dhe në gjashtë vitet e Gentian Kërit në FSHZH, Arkonstudio mori kontratë pas kontrate. Tenderi i konvikteve i gushtit 2019, ku fituesi nuk ishte oferta më e ulët dhe të gjithë konkurrentët e tjerë u skualifikuan; tenderi i qendrave të ekselencës i dhjetorit 2020, ku gjashtë nga tetë konkurrentët u hoqën nga gara; dhe dy marrëveshje kuadër për rigjenerimin urban, të dyja të modifikuara me shtesa prej rreth 20 për qind, pikërisht nën pragun që do të detyronte një tender të ri, duke i sjellë Arkonstudio dhe bashkimeve ku bën pjesë 184.9 milionë lekë shtesë pa asnjë procedurë të re prokurimi.

Po aq befasuese është edhe logjika e skualifikimeve në këto tendera. Në tenderin e Rajonit 4, një nga zonat e Tiranës të përfshira në programin e rigjenerimit urban, një operator u skualifikua me arsyetimin se kapacitetet e tij ishin tashmë të angazhuara në tenderin e Rajonit 1 dhe 2, ku ishte renditur i pari, ndërsa dy operatorë të tjerë u përjashtuan sepse kishin zënë Rajonin 3.

Në këtë mënyrë, Arkonstudio me Modeste shpk siguruan Rajonin 4, dhe një vit më vonë i njëjti mekanizëm u përsërit për të marrë edhe Rajonin 3 dhe 4 së bashku, një skemë që të kujton më shumë një ndarje tryeze sesa një garë konkurruese. Në kontratën për qendrat e ekselencës, Arkonstudio mori përsipër rinovimin e godinës së vetë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pra kompania e kushëririt të Gentian Kërit u pagua për të ndërtuar selinë e institucionit ku ai drejtonte tenderat, një detaj që flet vetë.

Por historia nuk mbaron me kaq, sepse Arkonstudio është aktualisht në pritje të finalizimit të një leje ndërtimi për një projekt gjigand në Shkozë, “Victoria City”, një kompleks rezidencial me 1,2,4,5,6 dhe 7 kate mbitokë dhe 1,2,3 e 4 kate parkim nëntokë, pra projekti i madh, leja në pritje, dhe si rastësisht, kompania e kushëririt të njeriut që sapo u bë Sekretar i Përgjithshëm i Financave.

A është Gentiani, "Kërri" në duart e

Erjon Këri, ortaku i Arkonstudio, ish kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare nën siglën e Partisë Socialiste në Berat, një nga pinjollët e familjës Këri me bazë në Kuçovë, ku anëtarë të saj kanë qenë deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë të rëndësishëm në Tiranë, socialista “të betuar”, siç do të thoshin në gjuhën e tyre. Erjon Këri si President i federatës së Ping-Pong është shumë i afërt edhe me Fidel Yllin, me të cilin shfaqen së bashku në evente të KOKSH.

Pra, kemi një Sekretar të Përgjithshëm të Financave me pesë dosje penale i cili i ka kaluar vitet duke drejtuar tenderat në institucionet më të pasura të shtetit, ndërsa gjatë kësaj periudhe kompania e kushëririt të tij ka fituar mbi 17 milionë euro kontrata nga pikërisht ai institucion, ka marrë shtesa pa tender dhe tani po pret lejen për një kompleks gjigand në Tiranë, dhe vetë kushëriri, Erjon Këri, u kandidua për deputet i Partisë Socialiste, duke e forcuar edhe më shumë pushtetin e kësaj familjeje në të dyja anët e tryezës: atë të biznesit dhe atë të politikës. Gentian Këri ka ndërruar më shumë institucione sesa dosje ka ndërruar gjykata. /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.