AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

by Alb Times
16/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Shehaj e kishte blerë 2.9 milionë euro vilën 251 metra katrorë, që vetëm 4 vite më vonë, në deklaratën e ndryshimit të pasurisë për vitin 2025 thotë se e ka shitur plot 15 milionë euro, pra mbi 5-fish më shumë. (KLIKO KËTU për deklarimin e plotë)

Siç vërteton ky dokument i siguruar nga Report Tv, vetë Shehaj në deklaratën e pasurisë për vitin 2021 thoshte se pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë 251 m2  e kishte blerë 2.9 milionë euro, (një shifër normale për tregun), duke i nxjerrë një fitim prej 12.1 milionë euro brenda vetëm 4 viteve pasurisë së paluajtshme. (KLIKO KËTU për deklarimin e plotë)

Vetë ai nuk e ka dhënë një shpjegim, madje nuk e ka përmendur në reagimet e fundit asnjëherë kur dhe sa e kishte blerë ndërtesën, por në një tentativë për të krijuar konfuzion dyfishoi madje edhe sipërfaqen.

“Kam shitur një vilë prej 500 m 2 pothuajse në “Forte dei Marmi”, në zonat më të shtrenjta të Italisë”, deklaronte Shehaj.

Në videon e dytë të publikuar në rrjetet sociale, Agron Shehaj, kryetari i partisë Mundësia përpiqet ta ulë vlerën për metra katrorë të vilës së ‘artë’, nga 60 mijë euro për metër katrorë, në 30 mijë, që edhe aq sipas tregut do ishte shifër shumë bujare. Në video ligjvënësi Shehaj nuk e thotë arsyen e këtij ndryshimi shumë të madh, nga letrat që i ka dorëzuar shtetit shqiptar, në dy deklarata të bëra zyrtarisht.

Megjithatë për herë të parë, Agron Shehaj jep një vendndodhje të vilës sipas tij, në Forte dei Marmi në Itali. Kjo zonë luksoze ishte një prej katër destinacioneve që Report Tv analizoi para kësaj deklarate të Shehajt. Nga komunikimi me agjenci imobiliare konkludohet se është e pamundur që një vilë 251 m2  të jetë shitur 15 milionë euro, vetëm nëse do të ishte e gjitha sipërfaqe ndërtimi dhe do të kishte rreth e rrotull një truall shumë të madh toke, një pozicion super favorizues etj.  Forte dei Marmi është aktualisht vendpushimi italian me çmimin mesatar më të lartë të përgjithshëm për shtëpitë e pushimit, rreth 2.1 milionë euro. Një shifër e përafërt dhe me çmimin që Agron Shehaj e ka blerë 4 vitë më parë.

Pikërisht për këtë zonë njihet edhe një rast i bujshëm në Itali, i lidhur me një politikane. Daniela Santanchè, ministre e Turizmit në atë kohë, në vitin 2024 u vendos nën hetim për pastrim parash. Më 10 janar 2023 ajo kishte blerë një vilë 350 m2 në “Forte dei Marmi” nga Laura De Ciço, gruaja e Presidentit të Senatit Ignazio La Russa dhe Dimitri Kunz , koleg në Ministrinë e Turizmit, me vlerën 2.45 milionë euro dhe vetëm 58 minuta më vonë e kishte shitur për 3.45 mln euro, një fitim 1 milionë euro për një orë. Vila që tërhoqi vëmendjen e madhe të opinionit publik italian ishte pra 100 m2 më e madhe se ajo e deklaruar nga Shehaj dhe u shit 11.5 milionë euro më pak. Vlerat megjithatë edhe në rastin e ministres italiane ishte më pranë logjikës së tregut.

Nisur edhe nga rasti italian i Santache 15 milionë euro për një vilë prej vetëm 251 m² përfaqëson një çmim ekuivalent me rreth 60,000 euro/m², nëse ajo do të ishte e gjitha ndërtesë. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, shumë më e lartë se çmimet mesatare edhe të vendeve më të shtrenjta bregdetare italiane.

Për të sqaruar një herë e mirë pozicionin e tij Agron Shehaj duhet të bëjë menjëherë publik disa të dhëna të domosdoshme për zbardhjen e së vërtetës. Ai duhet të sqarojë tani sipërfaqen e saktë të vilës, sa është sipërfaqe e ndërtuar dhe sa sipërfaqe toke rreth e rrotull, sa dhoma ka, a ka pishinë apo jo, çfarë pozicioni ka, nëse është në bregdet apo jo etj. Kur është ndërtuar vila dhe çfarë vlerë arkitektonike ka? Kjo transparencë, e detyrueshme për publikun shqiptar, mund të bëhet vetëm duke publikuar planimetrinë dhe kontratën e shitblerjes së vilës.

/Shqiptarja.com

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.