AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e të atit dhe atentati i dyshuar ndaj gruas, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij

by SHT Media
19/04/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e të atit dhe atentati i dyshuar ndaj gruas, Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte! Ç’dihet për historinë e tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së të enjtes, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.

Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Prendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë.

Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.


Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”.

Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar.

Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.

Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka dhe fëmijë, dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur.

Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.

Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët.

Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët.

Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri.

Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin.

Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Roan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, teksa informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi.

Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.

Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri. (TCH)

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.