AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e shqiptarit, reagon kryebashkiaku italian: Nuk e kishim menduar kurrë…

by SHT Media
26/11/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja e shqiptarit, reagon kryebashkiaku italian: Nuk e kishim menduar kurrë…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e shqiptarit Nikolin Nika në Itali mbrëmjen e 24 Nëntorit ka tronditur komunitetin e vogël lokal të komunës Bettola.

Kryebashkiaku i kësaj komune, Paolo Negri, ka thënë për mediat italiane se nuk do ta kishin menduar kurrë që një ngjarje e tillë të ndodhte në komunitetin e tyre.

“Nuk do ta kishim menduar kurrë që një ngjarje kaq e rëndë dhe e përgjakshme të ndodhte në komunitetin tonë të vogël. Unë jetoj disa dhjetra metra larg vendit ku ndodhi vrasja. Isha në shtëpi dhe kur dëgjova sirenat menjëherë e kuptova se kishte ndodhur diçka e rëndë. Këtu në Bettola bashkëjetojnë disa komunitete të huaja, të gjitha janë të integruara mirë. Nuk e kishim menduar kurrë se do të arrinim kaq larg. Viktimën nuk e njihja personalisht, por e kisha takuar 2-3 herë në fshat. Ai punonte si druvar në një kooperativë”, tha kryebashkiaku Negri.



42-vjeçari Nikolin Nika nga Shkodra u vra në rrugë nga nga një 62-vjeçar shqiptar i cili e goditi 3 herë me thikë në qafë pas një debati mes tyre. Dyshohet se shkak kanë qenë mosmarrëveshje të vjetra mes të dyve, megjithatë policia italiane është duke e hetuar rastin. Pas krimit, autori u largua por u arrestua më vonë.

Ndërsa Nikolin Nika mbeti i shtrirë në trotuar i mbuluar nga gjaku. Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, 42-vjeçari ishte ende gjallë. Bluzat e bardha u munduan ta mbanin në jetë, por fatkeqësisht Nika ndërroi jetë në duart e tyre.

Nikolin Nika la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, njëri prej tyre ende nuk ka mbushur 1 vjeç.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.