AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë: Viktima sapo ishte kthyer në Shqipëri

by SHT Media
19/11/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë: Viktima sapo ishte kthyer në Shqipëri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një atentat me armë zjarri i mori jetën 28-vjeçarit Klaudio Prendi në orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë. Ai u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë zonës që njihet si “Kryqëzimi i Oxhakut”.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo 28-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është futur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar. Plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor.

Vendi ku u dogj makina e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit

Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi dhe mendohet se kanë shkuar në Farkë, pasi aty është gjetur një makinë e djegur.



Ndërkohë pasi kanë parë skenën, shokët e viktimës kanë dalë me vrap nga lokali. Ata kanë hipur në makinën e viktimës dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës. Aty i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Kush ishte Klaudio Prendi

Nga të dhënat paraprake që gazetari Besar Bajraktaraj ka mundur të sigurojë nga policia, 28-vjeçari njihej si person problematik, por nuk ka patur konflikte të mëdha.

Kohët e fundit ai kishte disa sherre me persona të tjerë dhe pikërisht këto konflikte po hetohen nga policia. Po ashtu ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe hetuesit po verifikojnë aktivitetin që ka kryer jashtë vendit.

Po ashtu ai rezulton si skeduar më herët nga ana e policisë pasi gjatë zgjedhjeve të vitit të shkuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Pukës.

“Më pas kanë vijuar procedurat e tjera ligjore, por siç duket nuk ka patur dënim nga ana e autoriteteve, ndoshta nuk është provuar. Megjithatë ka pasur dyshime të arsyeshme policia në atë kohë, për Prendin”, raportoi gazetari Bajraktaraj.

28-vjeçari Prendi është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, i cili pasi u njoftua për ngjarjen mbërriti në vendin ku iu bë atentat të birit.

Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij si gjyqtar ne Gjykatën e Posaçme, ndërsa ka shërbyer më herët edhe si gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ndërsa karrierën e tij e ka filluar në qytetin e Pukës.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.