• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Viktima e Vlorës plagosi Reçin? Zbulohen detaje të panjohura nga dosja hetimore

22/01/2025
in Kronikë
Viktima e Vlorës plagosi Reçin? Zbulohen detaje të panjohura nga dosja hetimore

Objektivi shpëtoi mrekullisht sipas ekspertëve pasi dy plumba kanë qenë mjaft pranë me njëri-tjetrin në xham. Nëse predhat do ishin në të njëjtin shënjestër me shumë gjasa xhami i mjetit të blinduar do shpohej.

Pas deklarimeve të Saimir Reçit, menjëherë prokuroria ngriti akuza ndaj Enkel Bardhit, babait të tij Martin Bardhi dhe të afërmit të tyre, Kristian Bardhi, dy të fundit të ekzekutuar në ngjarje të ndryshme.

“Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr.156 datë 27 mars 2023 në ngarkim të Marjan Markut (Martin Bardhi), Erind Vidal Marku (Bardhi) dhe Kristjan Markut. Nga hetimet e para rezulton se në shëtitoren kryesore të qytetit në afërsi të lokalit ‘Filopati’ janë gjetur, fiksuar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja armë zjarri. Në vijim të këqyrjes së vendit të ngjarjes në drejtimin perëndimor tek karburant ‘Kthjella’ është gjetur një automjet tip BMW seria 7 targa AA681 YT, i blinduar, i cili rezulton të jetë i dëmtuar në disa pjesë të tij.

‘Sajmiri ka dëshmuar personat për të cilët ai ka mundur në ato momente që ti shquaj që janë këto individë ka dhënë emrat konkretisht. Dhe nuk është pyetur më vonë qoftë për të bërë një ballafaqim lidhur me ngjarjen, janë këta apo s’janë këta. Për mendimin tim prokuroria në veprimet e saja me policinë duhet të kishte bërë ballafaqimin ndërmjet individëve, gjë që se ka bërë deri më sot. Fatkeqësisht dy shtetas kanë humbur dhe jetën, e nuk mund të krijosh një ballafaqim’ u shpreh avokati, Aleksandër Ndrejaj.

Pas hetimeve të kësaj çështjeje, sipas prokurorisë së Lezhës, ka rezultuar se Reçi, nuk ka qenë i sinqertë në dëshminë e tij. Sipas të dhënave në dosje, bëhet me dije se autor i kësaj ngjarjeje ka qenë shtetasi Erind Bardhi. Referuar kameras së sigurisë e cila nuk mund të publikohet për shkak se përbën ende sekret hetimor, ky shtetas shihet i vetëm në kryerjen e krimit. Në kamera duket qartë që Erind Bardhi, qëllon disa herë në drejtim të automjetit të blinduar. Më pas largohet qetësisht nga vendi i ngjarjes. Pra, ndryshe nga sa ishte thënë deri sot, Kristjan Markua alias Bardhi, viktima që u eliminua në Vlorë, nuk ka qëlluar drejt Reçit në atentatin që ky i fundit mbijetoi.

“Institucioneve shtetëror jo vetëm që nuk i është bërë zbulueshmëria parandalimi i këtyre veprave penale, nuk ka absolutisht asnjë autor për kryerjen e këtyre veprave penale” u shpreh Alfred Bari, avokat.

“Sigurisht që krimet që kryhen për hakmarrje, krimet që kryhen për gjakmarrje, krimet që kryhen me paramendim, patjetër që quhen krime të cilësuara dhe patjetër që kanë dënime më të ashpra se një vepër penale që kryhet pa paramendim pa motive të rënda hakmarrje apo gjakmarrje” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror
‘Nuk e di arsyen se si kanë dal, vendimi i gjykatës nuk na është vënë në dispozicion’ u shpreh Aleksandër Ndejaj, avokat.

Përveç kamerave të sigurisë në vendngjarje, edhe Martin Bardhi, solli në gjykatë, prova filmike, që sipas tij vërtetonin alibinë se në momentin e atentatit ndaj Saimir Reçit nuk ndodhej i pranishëm. Disa dëshmitarë konfirmuan thëniet e tij. Nisur nga këto prova, gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitjeje’.

Liria e Martinit zgjati vetëm dy muaj. Mëngjesin e 26 shtatorit 2023, ai u ekzekutua në një atentat mafioz në lokalin në pronësi të tij teksa qëndronte me nipin dhe dy miq.

Më të lexuarat

  • Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blendi Gonxhja, sponsori i artistëve me buxhet emergjence! Pas Kanye West, tani “zbarkon” edhe Jennifer Lopez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!