AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

by Alb Times
15/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të mërkurë në mbledhjen Këshillit Kombëtar të PD-së pas përfundimit të propozimeve për ekipin drejtues nga Kreu i PD-së Sali Berisha ka pasur një përplasje verbale mes anëtares së Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana dhe Berishës.

Kuçana ka kërkuar që të mbaj një fjalë për propozimin e një rezolute kundërshtues për listën e propozimeve nga kreu i PD-së. Berisha nga ana e tij ka sqaruar se nuk mohohet fjala e askujt por sipas statutit ka një rend dite të përcaktuar në mbledhjen paraardhëse.

Mes tyre ka pasur një dialog në prani të gjithë anëtarëve dhe një debat verbal. Kuçana ka insistuar në fjalën e saj se ajo duhet të parashtrojë kundërshtimet. Berisha i ka thënë se i ka kthyer përgjigje me anë të një sms lidhur me kët çështje duke insistuar se duhet të ndjek statutit.

Berisha i ka bërë thirrje disa herë anëtares të qetësohet.

Vetëm pak sekonda më vonë, regjia e selisë së Partisë Demokratike ndërpreu sinjalin e transmetimit live nga mbledhja, ndërsa seanca u pezullua përkohësisht.

Pjesë nga debati

Ilirjana Kuçanaj: Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para, ne jemi anëtarë të Këshillit Kombëtar, të lutem respektoje statutin mos e nis detyrën në shkelje të detyrës.

Kryetarja e Këshillit: Ka rend dite do zbatohet rendi i ditës.

Sali Berisha: Lërmë të flas, paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë, do kesh të drejtë ta paraqesësh sa herë të duash, por sipas rregullit. Nuk mund ta shkruajmë statutin ne këtu.

Ilirjana Kuçanaj: Statutin e ke shkelur që në momentin që kemi shtuar 37 emra… Të rikandidojmë Flamur Nokën Sekretar të përgjithshëm.

https://youtube.com/shorts/XhyH1wJQFNQ?si=WC9JB1lulp6-XJCP

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së

16/10/2026

Selami reagon për protestat: Trishtim i madh, mendoja se e kishim kaluar këtë fazë!

16/10/2026

Dhuna në Tiranë, Xhafaj: Politikanë pa din e iman që përdorin studentët si mish për top…

16/10/2026

Berisha akuza policisë: Dhunë ndaj studentëve, mbi 150 të ndaluar

16/10/2026

VIDEO / Rezonanca e policit të goditur në Shkodër: Protestuesit i thyen kafkën dhe…

16/10/2026

Qeveri, Kuvend: Më mbroni si qytetar!

16/10/2026

Dita e katërt e protestës, marshim drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

16/10/2026

Vonesa të gjata fluturimesh për shkak të defekteve teknike, probleme në Romë dhe Milano

16/10/2026

VIDEO: “Tre protestues kanë vdekur, por doktorët…”, si u nxit me lajme të rreme dhuna në Tiranë?

16/10/2026

Çfarë e lidh Putin me Elon Musk? E njëjta ëndërr për pavdekësinë dhe pushtimin e hapësirës

16/10/2026

Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

16/10/2026

Delina Ibrahimaj në terren pas protestës: Po verifikojmë dëmet në filialet e Postës Shqiptare

16/10/2026

Italia dhe Spanja i japin fund mosmarrëveshjes kufitare pas bisedimeve Meloni-Sanchez

16/10/2026

Reuters: Shtëpia e Bardhë urdhëroi kufizimin e Starshield për Ukrainën, Kievi kërkon shpjegime

16/10/2026

Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së
  • Selami reagon për protestat: Trishtim i madh, mendoja se e kishim kaluar këtë fazë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.