• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

15/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

Kur kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, doli para deputetëve dhe deklaroi se prej gati dy vitesh KLSH nuk lejohej të ushtronte auditim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, alarmi ishte i qartë. ASHK ishte kthyer në një institucion të mbyllur ndaj kontrollit kushtetues, ndërsa drejtuesit e saj refuzonin t’i hapnin dyert audituesve.

Sot, raporti zyrtar i KLSH-së tregon se çfarë fshihej pas këtij bllokimi. Dokumenti nxjerr në pah një panoramë alarmante të moszbatimit të rekomandimeve, mungesës së përgjegjshmërisë dhe shpërfilljes së detyrimeve ligjore në pothuajse të gjitha drejtoritë më të rëndësishme të Kadastrës.

Shifrat janë tronditëse. KLSH ka lënë 359 rekomandime, nga të cilat 98 për qind janë pranuar, por vetëm në letër. Në praktikë, vetëm 18.5 për qind e masave organizative janë zbatuar, vetëm 4.7 për qind e masave për administrimin e fondeve kanë gjetur zbatim, ndërsa bilanci për përgjegjësinë administrative është pothuajse skandaloz: vetëm 0.7 për qind e masave disiplinore janë zbatuar, që do të thotë se 99.3 për qind e tyre kanë mbetur të pazbatuara.
Në vend që rekomandimet e institucionit kushtetues të auditimit të shndërroheshin në masa konkrete, ato kanë mbetur letra pa asnjë vlerë.

Raporti tregon se problemi nuk është i izoluar, por shtrihet në të gjithë strukturën e Kadastrës.
Në Tirana Veri, 18 nga 19 rekomandimet organizative nuk janë zbatuar. Katër rekomandimet financiare nuk janë zbatuar asnjëherë, ndërsa 24 masa disiplinore kanë mbetur të gjitha në sirtar.
Në Tirana Rurale II, panorama është edhe më e rëndë. Nga 32 rekomandime organizative, 22 nuk janë zbatuar, ndërsa 10 nga 11 rekomandimet për administrimin e fondeve kanë mbetur të pazbatuara. Edhe 31 masa disiplinore nuk janë ekzekutuar.

Në Tirana Jug, vetëm një rekomandim organizativ rezulton i zbatuar plotësisht. 12 nuk janë zbatuar, pesë janë zbatuar pjesërisht, ndërsa 18 masa disiplinore kanë mbetur të gjitha pa u zbatuar.

Në Tirana Rurale I, 23 masa disiplinore nuk janë zbatuar, ndërsa në Kamëz–Vorë kanë mbetur të pazbatuara 22 nga 32 masa disiplinore, bashkë me një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve organizative.

Në pothuajse çdo drejtori të audituar, KLSH konstaton të njëjtën skemë: nuk janë hartuar planet e veprimit për zbatimin e rekomandimeve, nuk janë dërguar raportet e detyrueshme dhe janë shpërfillur detyrimet që burojnë nga ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Ky raport merr një tjetër dimension nëse lexohet së bashku me deklaratat publike të kreut të KLSH-së. Arben Shehu ka denoncuar se ASHK ka bllokuar prej afro dy vitesh çdo auditim të plotë, duke i kërkuar Kuvendit të ndërhyjë për të rikthyer funksionimin normal të kontrollit kushtetues.
Në të njëjtin raport, KLSH evidenton se 27,023 vendime gjykatash dhe të Agjencisë së Trajtimit të Pronës vijojnë të mbeten të paregjistruara, se 11 për qind e ankesave në Shqipëri lidhen me çështjet e pronës, ndërsa audituesit kanë konstatuar edhe raste të tjetërsimit të pronave me dokumente dhe firma të falsifikuara në zonën bregdetare.

Ndërkohë, mbi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës rëndon edhe një tjetër front. SPAK ka ndërmarrë veprime hetimore për çështje që lidhen me administrimin e pronave, përfshirë sekuestrime në zonën e Himarës, ndërsa hetimet janë fokusuar edhe mbi dyshime për skema të paligjshme regjistrimi dhe legalizimi pronash.

Pra fakti që Lorena Goxhobelli i mbyll derën KLSH-së, dëshmon qartë se pazari është shumë i madh dhe SPAK i ka aty provat. Aferat me pronat në Shqipëri janë afera më e madhe dhe SPAK apo prokuroritë e rretheve nuk mund të merren me ish-drejtorë apo disa zyrtarë periferikë. Të parët që mbushin xhepat janë drejtorët e mëdhenj dhe SPAK duhet ta nisë nga Lorena Goxhobelli. /Pamfleti

Më të lexuarat

  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!