AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

by Alb Times
11/11/2026
in Kronikë
6
0
VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vendimi është dhënë ditën e sotme, ku fillimisht, gjykata e dënoi me 12 vite burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i GJKKO:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Zamir Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1, si dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 70, datë 11.11.2026 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a, paragrafi i parë, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe në bazë të nenit 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Zamir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e këtij dënimi duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Zamir Hoxha me 8 (tetë) vjet burgim.
  4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Zamir Hoxha të fillojë nga dita ekzekutimit të tij dhe në zbatim të nenit 16 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
  5. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës i ngarkohen të pandehurit solidarisht bashkë me bashkëtëpandehurit e tjerë të ndarë të këtij gjykimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

11/11/2026

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

11/11/2026

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

11/11/2026

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

11/11/2026

Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara

11/11/2026

Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

11/11/2026

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

11/11/2026

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

11/11/2026

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

11/11/2026

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

11/11/2026

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

11/11/2026

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

11/11/2026

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

11/11/2026

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

11/11/2026

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

11/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit
  • Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.