AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

by Alb Times
11/11/2026
in Politikë
6
0
Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

Foto: Politika

6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán.

Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e fortë të Hungarisë, si dhe për rolin e saj si një zë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, përfshirë edhe përmes Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor.

“Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027.

Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë”, deklaroi Hoxha.

Ministri u ndal edhe në forcimin e karakterit ekonomik të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

“Ramë dakord se sfida e radhës është t’u japim këtyre marrëdhënieve edhe më shumë përmbajtje ekonomike dhe njerëzore: më shumë tregti dhe investime, lidhje më të forta energjetike, më shumë turizëm dhe bashkëpunim më të thellë në arsim dhe kulturë. Bizneset hungareze kanë tashmë një prani të rëndësishme në Shqipëri, por potenciali për të bërë më shumë është i konsiderueshëm”, tha Hoxha.

Sot, shtoi Ministri, është përgjegjësia jonë të ndërtojmë më shumë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona.

Hoxha dhe Orban shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë rajonale dhe evropiane.

Në fokus të takimit ishte edhe siguria energjetike dhe rëndësia e unitetit të Aleancës së NATO-s në një kohë kur Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

11/11/2026

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

11/11/2026

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

11/11/2026

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

11/11/2026

Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara

11/11/2026

Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

11/11/2026

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

11/11/2026

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

11/11/2026

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

11/11/2026

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

11/11/2026

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

11/11/2026

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

11/11/2026

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

11/11/2026

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

11/11/2026

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

11/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit
  • Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.