AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

by Alb Times
11/11/2026
in Politikë
6
0
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Foto: Politika

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka nisur negociatat për përfshirjen në zonën europiane të roaming-ut.

Komisioni Europian njoftoi hapjen e procesit me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pas miratimit në qershor nga Këshilli Europian të propozimit të komisionit të shkurtit të këtij viti.

Ndërsa ende nuk dihet se me çfarë objektivash ekonomike dhe teknike po hyn pala shqiptare në këtë proces, Televizioni Publik siguroi dokumentin që zbardh se çfarë do të negociohet juridikisht që do të sjellë uljen e tarifave si një efekt fundor.

Grupi i gjerë i aspekteve përfshin mbi përafrimin me rregullat europiane për çmimet mes operatorëve, edhe mbrojtjen e konsumatorit, kufijtë e përdorimit të drejtë, mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjes, kufizimet e tarifave me shumicë, pra çmimet që operatorët celularë i faturojnë njëri-tjetrit për përdorimin e rrjeteve, Rregullat për tarifat e përfundimit të thirrjeve, transparencën e tarifave, mekanizmat e mbikëqyrjes dhe zbatimit të rregullave nga autoritetet përkatëse, si dhe detyrimin për të vijuar përafrimin edhe në të ardhmen, sa herë që ndryshojnë rregullat europiane.

Efekti për konsumatorin në çmim në përfundim të procesit negociues mendohet të jetë i ndjeshëm.  Kur Këshilli Europian vendosi kufizimet për tarifat brenda zonës, jo më shumë se 19 cent minuti për thirrjet dhe 6 cent për mesazhet në maj të 2019, çmimi mesatar standard i një thirrjeje fikse ose mobile brenda BE-së ishte rreth trefishi i çmimit standard të një thirrjeje vendase.  Në Shqipëri, aktualisht, një paketë që përfshin përdorimin në BE mund të kushtojë rreth 2 900 lekë në muaj për 50 GB.

Përfitimi nga tarifa vendase do të prekë edhe qytetarët europianë në Shqipëri sidomos në klimën e rritjes eksponenciale të turizmit. Por një analizë që do të indikonte ndikimin në të ardhurat e operatorëve shqiptarë, në çmimet për konsumatorët dhe në konkurrencën në treg, nuk është bërë ende publike, raporton RTSH.

Një marrëveshje vullnetare e operatorëve të rajonit me operatorët europianë vepron në mënyrë jodetyruese për vitin 2026 me çmim orientues deri në 14 euro për gigabajt në dhe 9 euro nga viti 2028, që nuk është ende tarifa e regjimit europian. Negociatat nuk kanë një afat të shpallur për përfundimin. Përfitimi real do të vijë vetëm pas përmbushjes së kushteve dhe hapjes reciproke të tregjeve.

Tags: kryesoreKryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

11/11/2026

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

11/11/2026

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

11/11/2026

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

11/11/2026

Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara

11/11/2026

Fluturon në ajër së bashku me valixhen, momenti kur 31-vjeçari egjiptian përplaset nga makina në Sarandë!

11/11/2026

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

11/11/2026

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

11/11/2026

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

11/11/2026

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

11/11/2026

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

11/11/2026

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

11/11/2026

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

11/11/2026

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

11/11/2026

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

11/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit
  • Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.