Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin, të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik dhe të trajtojnë së bashku rreziqet dhe sfidat e ndryshme, u shpreh të martën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Gjatë një bisede telefonike me ministrin francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean-Noel Barrot, Wang, i cili është edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, vuri në dukje që të dy vendet janë anëtare themeluese të OKB-së dhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
Ruajtja e komunikimit dhe forcimi i bashkërendimit ndërmjet të dy vendeve përballë zhvillimeve dhe ndryshimeve në mjedisin ndërkombëtar janë të rëndësishme për mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, tha Wang, duke shtuar që Kina është e gatshme të punojë me Francën për të përmbushur përgjegjësitë e tyre të veçanta si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për të mbrojtur interesat e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare.
Wang u bëri thirrje të dy vendeve të zbatojnë konsensusin e arritur nga krerët e tyre të shtetit, duke theksuar që ruajtja e zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-franceze u shërben interesave të të dy vendeve dhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai shprehu shpresën që Franca do të përmbushë angazhimin e saj ndaj parimit të “Një Kine” nëpërmjet veprimeve konkrete dhe do të mbrojë bazën politike të marrëdhënieve kino-franceze.
Kina dhe Bashkimi Evropian (BE) përfitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga përballja, tha kreu i diplomacisë kineze, duke i bërë thirrje Brukselit të punojë me Pekinin për të krijuar lidhje tregtare të qëndrueshme e të balancuara si partnerë kryesorë tregtarë.
Wang shprehu besimin që Franca, si vend anëtar anëtar kyç i BE-së, do të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim.
Ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme Jean-Noel Barrot theksoi nga ana e tij që Franca i ka kushtuar gjithmonë shumë rëndësi statusit të Kinës si vend i madh dhe mbetet e përkushtuar ndaj politikës së “Një Kine”.
Sipas tij, pala franceze shpreson të ruajë kontaktet e nivelit të lartë me palën kineze, të thellojë besimin e ndërsjellë strategjik e të forcojë komunikimin e bashkërendimin për tema të rëndësishme, si çështjet e OKB-së e inteligjenca artificiale, për të mbrojtur së bashku multilateralizmin, për të ruajnë sigurinë e qëndrueshmërinë globale dhe për të nxitur zhvillimin e lulëzimin e përbashkët.
