• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Veliaj me administratorët e njësive: Nëse Argita, Zeni, Iliri mendojnë se do t’ia ulin kokën kësaj skuadre, i kanë bërë hesapet gabim

05/04/2024
in Politikë
Veliaj me administratorët e njësive: Nëse Argita, Zeni, Iliri mendojnë se do t’ia ulin kokën kësaj skuadre, i kanë bërë hesapet gabim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me administratorët e Njësive Administrative të kryeqytetit, të cilëve u kërkoi të shtojnë ritmin e punës, për të bërë edhe më shumë projekte të mira për Tiranën. Ai tha se kush bën shumë punë, sulmohet edhe më shumë, por vuri theksin te vendosmëria e tij për të çuar punët përpara në Tiranë dhe për të qenë sa më transparent.

Kryebashkiaku u shpreh se ndihet krenar që institucioni që ai drejton ka bërë 1001 punë, e ka bërë Tiranën kryeqytetin e Rinisë, Kryeqytetin e Sportit, kurse vitin tjetër Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Ndërsa, ai theksoi se nga puna e bërë në Tiranë, ku sot qyteti është më i pastër, më i ndriçuar, me super shkolla, kopshte çerdhe të reja, e ku është rritur ndjeshëm vlera e pronës dhe numri i turistëve, kanë përfituar të gjithë, edhe ata që janë kundër dhe protestuan sot.

“Dua që të gjithë ta mbajmë kokën lart, të ecim me vendosmëri përpara! Kolegëve tanë iu uroj shumë kurajë dhe shumë vërtetësi për të sqaruar të gjitha këto problematika. Por, qyteti duhet të ecë përpara! Ky qytet ka 1000 kantiere të hapura. Ne duhet të mbarojmë urgjent pallatet në Kombinat, lotin e parë me 150 apartamente, lotin e dytë me 200 të tjera, që të strehojmë 350 familjet e para. Ju kujtohet njerëzve Kombinati, kur Ilir Meta me Monikën, para se të kërcenin sot para Bashkisë dhe të bënin paralele aty, bënin paralele me jetën e njerëzve në Kombinat? Na futën në gjyqe pa fund, vetëm që mos të bëheshin ato pallate. Por tani që pallatet po mbarojnë, duhet ta kuptojnë që janë për njerëzit”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sulmet mediatike të dirigjuara nga politika vetëm sa ia kanë shtuar vendosmërinë për të bërë më shumë punë të mira për Tiranën.

“Dua ta dini këtë: Këto sulme dhe diarre mediatike e politike më kanë dhënë vendosmëri, por dua të them se edhe më i poshtri i këtyre që protestuan sot është më i pasur sepse jeton në Tiranë. Gjithë këta ‘mitingashët’ sot, edhe Argita me shtëpitë e saj, edhe Zeni, edhe Monika, edhe Iliri, edhe Bardhi, edhe vilat e Nokës, edhe ky dhëndri ynë, janë më të pasur sepse jetojnë në një qytet të cilit i është rritur vlera e pronës. Ata shajnë përditë dhe vetëm pasurohen duke sharë, sepse jetojnë në një qytet që pastrohet, vizitohet, që ka shumë turizëm, që ka shumë më shumë reputacion, një qytet shumë herë më të pastër dhe të ndriçuar, me super-shkolla, kopshte dhe çerdhe, dhe sigurisht rritet vlera e pronës kudo që punohet. Këta janë bërë të pasur vetëm duke sharë, këta rrijnë dhe pasurohen për qytetin që pastrojmë ne, ndërtojmë ne, ndriçojmë ne dhe e bëjmë ne të funksionojë. Në këtë sens, e kam shumë të rëndësishme që, jo vetëm që mos ulet ritmi, përkundrazi, të shtohet ritmi edhe në Bashki. Sigurisht, do të super-shtohet ritmi edhe në angazhimin tim politik. Ne do të kemi një fitore spektakolare në Tiranë. Nëse këta mendojnë se do t’ia ulin kokën kësaj skuadre, i kanë bërë hesapet gabim”, u shpreh Veliaj./m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!