Deputeti i PD, Xhelal Mziu, ish kryebashkiak i Kamzës, i cili ka marrë gradën ‘Doktor’ nga Universiteti Bujqësor, ka nisur dy biznese jo edhe aq të sukseshme pas daljes në opozitë. Doktor Mziu ka hapur në vitin 2023 një dyqan rrobash tek Rruga e Kosovarëve në Tiranë, duke e mbyllur një vit më pas. Dyqani figuron në emër të familjarëve të Mziut. Nuk ka të dhëna për vlerën e investimit fillestar dhe rrjedhimisht as për burimin.

Në vitin 2020, Xhelal Mziu ka hapur një agjenci udhëtimesh dhe zyrë për shitblerje pasurish në Kodër Kamëz dhe më pas një pikë tjetër në Kamëz, me emrin Joy’s Home Real Estate. Edhe këtë biznes, të cilin e ka pezulluar në vitin 2024, Mziu e ka regjistruar në emrin e njerëzve të tij të afërt. As për këtë biznes nuk janë deklaruar paratë e investimit fillestar. Kujtojmë se në analizat e SPAK-ut, Real Estate është forma kryesore për pastrimin e parave.

(Vila e Xhelal Mziut)
Xhelal Mziu ka deklaruar si pasuri një shtëpi në Kodër Kamëz, me vlerë 5.7 milionë lekë. Në fakt bëhet fjalë për një vilë ku vetëm rrethimi, palma dhe gjelbërimi dukej se kanë kushtuar dhjetëra mijëra euro. Deputeti Mziu deklaron se të ardhurat për ndërtimin e vilës burojnë nga puna si emigrant në Greqi para viteve 2000, rrogat dhe një kredi bankare.

Mziu ka marrë dërgesa bankare prej më shumë se 74 mijë eurosh nga vëllai në Angli dhe kunati në Greqi gjatë viteve të deklarimit të pasurisë si kryetar i Bashkisë Kamëz për 3 mandate. Ka dyshime të forta se Mziu u ka dhënë para cash me burim të paligjshëm vëllait dhe kunatit, ku ata më pas ia kanë dërguar nga emigracioni përmes sistemit bankar.
Kujtojmë se Xhelal Mziu u arrestua në fund të vitit 2013 për afera me tenderat, por doli shumë shpejt nga burgu dhe arriti t’a mbyllte dosjen me lehtësi. Mziu është lakuar se është pronar i kamufluar i disa pallateve në Kamëz dhe i një hoteli në Golem, produkt i dyshuar i aferave korruptive kur drejtonte Bashkinë e Kamzës, pos të cilin e ka përdorur edhe për hamshorllëqe, siç ishte skandali seksual me ‘Shamikuqen’.
