• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vdekja e 12 vjeçarit te Pediatria, rrëfimi prekës i motrës: Mjekët e neglizhuan, dua drejtësi!

06/02/2025
in Kronikë
Vdekja e 12 vjeçarit te Pediatria, rrëfimi prekës i motrës: Mjekët e neglizhuan, dua drejtësi!

“Dua drejtësi për vëllain tim”, kështu është shprehur mes lotësh motra e 12 vjeçarit nga Maliqi i cili ndërroi jetë orët e para të 8 Janarit 2025, në spitalin Pediatrik të Tiranës. Anastasia Sadiku ka rrëfyer këtë të Enjte në “Opinion” se e humbi vëllanë e saj “prej neglizhencës totale të mjekëve për simptomat e tij”.

E reja thotë se mjekët në Shqipëri pretenduan se i mituri kishte virozë, ndërkohë që bluzat e bardha në Greqi, Itali e Gjermani kanë konfirmuar se bëhej fjalë për “infeksion bakterial”. Sipas Anastasias, Leo nuk kishte pasur asnjëherë më parë probleme me shëndetin e se madje luante futboll, ëndërr që fatkeqësisht iu pre në mes.

Blendi Fevziu: Në çfarë rrethanash ka ndodhur?

Anastasia Sadiku: Në datën 28 Dhjetor, Leo kishte ndeshje futbolli sepse luante futboll. Në darkë, tha nesër nuk fitojmë se ata janë ekip i fortë dhe kur u kthye ishte gëzuar shumë se kishte bërë dy gola. Për ironi të fatit ishin golat e tij të fundit, sepse ëndrra e tij u la përgjysmë. Në mbrëmje, në datë 28 ndihet keq, ankohej për dhimbje barku, qëndroi në shtëpi me idenë që mos është ftohur, mami thotë shkojmë në spital mos ka konsumuar diçka dhe e ka helmuar. Shkojnë në Urgjencën Pediatrike në Korçë dhe mjeku thotë janë shenja viroze, asgjë shqetësuese. I jep medikamentet dhe i përcjell për në shtëpi. Thotë nëse ka të vjella, do e risjellësh. Gjatë natës ka qenë mirë. Në datën 29 në mëngjes po ankohej përsëri dhe pati të vjella. Shkojnë në spital, një mjek tjetër vendos që ta shtrojë. Gjendja deri në 31, ishte diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Në 29 i kanë bërë analiza gjaku dhe urinë, asnjë ekzaminim tjetër.

Blendi Fevziu: Mbase ky është protolkolli…

Anastasia Sadiku: Kartela ka shkuar edhe në mjekë jashtë vendit, nga rezultatet ai kishte infeksion bakterial. Jo virozë! Kemi çuar kartelën në Greqi, Itali dhe Gjermani. Në datë 31 ishte në spital vëllai. Tha është nata e vitit të ri, po qante, dua të ndez fishekzjarret tha. Mami i thotë që do qëndrojmë këtu nëse s’jemi mirë. Futet mjeku dhe i thotë që s’është mirë që të dalë sepse kishte temperaturë. Do e shohim deri pasdite dhe nëse gjendja stabilizohet, mund të dalim tha mjeku. Nga darka, rreth orës 20:20, ankohej përsëri dhe tha mami shkojmë në spital se nuk po ndihem mirë. Shkojnë paditen e 31-it, ishte një mjeke tjetër, thotë që viroza do bënte ciklin e vet dhe e përcolli për në shtëpi. Mori antibiotikët nga data 1 deri në 5 Janar. Në datë 7 tha mami t’i bëjmë një kontroll përsëri. Kishte djegie në bark dhe e vendoste dorën te barku. Në datën 7 në mëngjes, Leo flinte me vëllain tjetër. Ai vjen e thotë hajdeni se Leo po vjell. Kishte vjell hemoragji. Mami nuk ishte e bindur se ishte hemoragji se volli në një vend të papërshtatshëm, më pas e kuptoi…

Në datën 7 erdhëm në Tiranë. Ka qenë në reanimacion në Korçë, ata vunë re glicemi të lartë, bënë disa matje analizash për diabetin dhe thanë është më mirë të shkojë në Tiranë. Ata nuk u morën fare me të vjellën. Në 7 Janar në orë 16:00 e kanë sjellë në Tiranë. Si fillim e priti Urgjenca Pediatrike, kemi pritur 20 minuta në holl. Aty vëllait nuk i është bërë asnjë ekzaminim, përveç matje diabeti dhe analiza gjaku. Këmbët e duart i kishte të ftohta dhe gishtat e nxirë. Ndërroi jetë në orën 01:45 të datës 8 Janar. 7 orë ka qënduar në Tiranë.


Theksojmë se moderatori Blendi Fevziu kishte planifikuar të dëgjonte sonte edhe versionin e mjekut të QSUT-së që ka marrë përsipër rastin, por ky i fundit “ka lajmëruar gjysmë ore para emisionit se nuk do të jetë prezent.”

“Një prej gjesteve që asnjë person nuk e nderon”, tha Fevziu.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!