• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

U mbajt peng 7 vite gjatë Luftës Civile në Liban, ndërron jetë gazetari i njohur amerikan

22/04/2024
in Botë
U mbajt peng 7 vite gjatë Luftës Civile në Liban, ndërron jetë gazetari i njohur amerikan

Gazetari nga Amerika, Terry Anderson, i cili u mbajt peng për rreth 7 vjet gjatë Luftës Civile në Liban, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.  Anderson ishte korrespondenti kryesor për Lindjen e Mesme për “Associated Press” ku u kap për t’u marrë peng në vitin 1985 gjatë asaj që u njoh si “kriza e pengjeve” në Liban.

Lajmin e vdekjes së gazetarit të njohur e bëri të ditur vajza e tij, e cila tha se i ati ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Greenwood Lake të New Yorkut. E bija, Sulome Anderson tha se i ati kishte gjetur paqe vitet e fundit pas sprovës që kishte përjetuar për 7 vite.

“Asnjëherë nuk i pëlqente të quhej hero, por të gjithë këmbëngulën ta quanin atë. Megjithëse jeta e babait tim u karakterizua nga vuajtje ekstreme gjatë kohës së tij si peng në robëri, ai gjeti paqe vitet e fundit. Unë e di se ai kishte dëshirë të mbahej mend jo nga përvoja e tij më e keqe, por përmes punës së tij humanitare me Fondin e Fëmijëve të Vietnamit, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, veteranët e pastrehë dhe shumë kauza të tjera të pabesueshme”, tha vajza e tij.

Anderson u rrëmbye në Bejrut më 16 Mars 1985. Ai sapo kishte mbaruar së luajturi tenis kur persona të armatosur e tërhoqën zvarrë në një makinë dhe u larguan me shpejtësi. Shumica e më shumë se 100 të mbajturve peng midis viteve 1982 dhe 1992 ishin nga SHBA dhe Evropa Perëndimore. Anderson u lirua përfundimisht në 1991 pasi Lufta Civile përfundoi.

Ai u takua me vajzën e tij, e cila lindi menjëherë pas rrëmbimit të tij, për herë të parë kur ajo ishte gjashtë vjeç. Pas lirimit të tij, Anderson dha mësim për gazetari në kolegje të ndryshme amerikane, përfshirë Universitetin Columbia në Nju Jork, përpara se të dilte në pension në vitin 2015. Anderson shkroi autobiografinë e tij më të shitur “Den of Lions”, ku dha detaje që përshkruanin kohën kur ai ndodhej në robëri.

/a.r

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!