AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

by Alb Times
20/09/2026
in Kronikë
6
0
Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa ish-ministri Besfort Lamallari, më 18 gusht, i dha 9.6 milionë euro paradhënie për blerje automjetesh për IKMT-në, të cilat izraeliti Ron Yeffet nuk i ka sjellë akoma…

Dokumentet e Thesarit zbulojnë 5 pagesa të ushtrisë për ‘Timak Defence’ të izraelitit Ron Yeffet, nga 10 miliardë lekë për pajisje anti-dron te automjetet taktike; të gjitha brenda 24-48 orësh nga fatura, pa asnjë dorëzim. Ndërsa kompania raporton humbje 118 milionë lekë, ish-ministri Lamallari i dha edhe 9.6 milionë euro të tjera paradhënie për IKMT-në, ndërsa makinat ende nuk kanë mbërritur.

“Pamfleti” po publikon dokumente dhe të dhëna zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, nga strukturat përbërëse të saj dhe nga Thesari i Shtetit, me të cilat vërtetohen aferat financiare me buxhetin e ushtrisë, në favor të mafiozit izraelit Ron Yeffet, mik dhe klient i kryeministrit Edi Rama.

Në muajin tetor 2025, kur Ministër i Mbrojtjes ishte Pirro Vengu, dhe në muajt mars, prill e qershor 2026, në drejtimin e ministrit Ermal Nufi, ushtria i ka bërë 5 pagesa me vlerë rreth 34 milionë euro me TVSH kompanisë “Timak Defence”, ku Ron Yeffet dhe Arjeta Puca kanë 80% aksione, ndërsa shoqëria “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes ka 20% aksione.

Pesë pagesat që i janë bërë Ronit të Edi Ramës:

·  Reparti Ushtarak Nr. 3001 në Rinas-Tiranë, strukturë e Forcës Ajrore të Ushtrisë, i ka paguar kompanisë “Timak Defence” vlerën 10 miliardë, 130 milionë e 650 mijë lekë të vjetra pa TVSH, për blerje mjetesh dhe pajisjesh teknike, me Kontratë nr. 1980/1, datë 13 tetor 2025, me Faturë nr. 79/2026, datë 23 qershor 2026, çuar në Thesar në datën 24 qershor 2026, bërë pagesa brenda 24 orësh, në datën 25 qershor.

·  Përsëri Reparti Ushtarak Nr. 3001 i ka paguar kompanisë “Timak Defence” vlerën 5 miliardë e 682 milionë lekë të vjetra pa TVSH, për pajisje të sistemit anti-dron, me Kontratë Nr. 5774/2, datë 10 tetor 2025, çuar në Thesar me Faturë nr. 25, datë 24 prill 2026, bërë pagesa më 27 prill.

Përsëri Reparti Ushtarak Nr. 3001 i ka paguar kompanisë “Timak Defence” vlerën 6 miliardë e 819 milionë lekë të vjetra pa TVSH, për blerje pajisjesh përsëri për sistemin anti-dron, me Kontratë Nr. 1980/1, datë 13 tetor 2025, me Faturë Nr. 1, datë 27 tetor 2025, çuar në Thesar në datën 28 tetor 2025 dhe likuiduar në datën 29 tetor.

·  Qendra e Furnizimit të Materialeve Teknike-Tiranë, që është strukturë logjistike e ushtrisë, i ka paguar kompanisë “Timak Defence” vlerën 110 milionë, 184 mijë e 272 lekë të vjetra pa TVSH, për blerje automjete speciale, me Kontratë Nr. 4173/1, datë 23 prill 2026, me Faturë nr. 30/2026, çuar në Thesar në datën 25 maj 2026 dhe likuiduar më 26 maj.

Reparti Ushtarak Nr. 4300 në Vaqarr-Tiranë, që është Brigada Logjistike e Ushtrisë, i ka paguar kompanisë “Timak Defence” 4.4 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, për blerje automjete taktike të transporteve të lehta, me Kontratë nr. 567, datë 29 tetor 2025, me Faturë nr. 2, datë 31 tetor 2025, çuar në Thesar në datën 3 nëntor 2026 dhe likuiduar në datën 4 nëntor.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave, prej nga varet Thesari i Shtetit, thuhet se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nëpërmjet strukturave në vartësi, ka bërë gati 3 fatura pagesash të tjera me vlerë rreth 13 milionë euro, për llogari të kompanisë së izraelitit Ron Yeffet.

Megjithëse kompania e tij “Timak Defence” ka marrë 34 milionë euro nga ushtria, për vitin 2025 ka raportuar bilanc me humbje 118 milionë lekë; mashtrim që ia ka miratuar dhe Ministria e Mbrojtjes, si ortake nëpërmjet shoqërisë “Kayo”, madje Kryetar Bordi ishte ministri Ermal Nufi.

Ndërsa ish-Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në datën 18 gusht 2026, i dha 9.6 milionë euro paradhënie për blerje automjetesh për IKMT-në, të cilat izraeliti Ron Yeffet nuk i ka çuar akoma në këtë institucion.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

25/11/2026

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

25/11/2026

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës
  • Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.