AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

by Alb Times
21/09/2026
in Kronikë
6
0
Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane
6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Makina e Luzim Ndreut u dogj, njerëzit e konsideruar të afërt me të u paralajmëruan të ndalonin shitjen e drogës, ndërsa vetë fieraku i njohur në Vittoria me nofkën “Giuliu ’u Tistuni” përfundoi pak ditë më vonë në një përplasje të dhunshme me Giovanni Gurrierin brenda lokalit “La Lucciola”. Konflikti i korrik-gushtit 2026 për kontrollin e tregut të drogës në juglindje të Siçilisë ka rikthyer në skenë një rrjet shqiptar, emrat e të cilit nuk lindën me sherrin e fundit, por dalin prej vitesh në dosjet e policisë italiane.

Në qendër është Luzim Ndreu, 49 vjeç, nga Fieri, ndërsa rreth tij shfaqen Auglent “Denny” Lalollari, Lorenc Daiu, vëllezërit Tosku, Ismet Totraku, Elis Rustami dhe të tjerë. La Repubblica shkruante në korrik se hetuesit kishin rindërtuar aleancat e botës kriminale të Vittorias me atë që e cilësonte “karteli shqiptar”, duke përmendur pikërisht Ndreun, Toskut dhe Lalollarin.

Gjurmët shqiptare krijojnë një hartë të dallueshme: aksi Rrogozhinë-Lushnjë-Fier, me Kavajën në të njëjtin brez territorial. Ndreu është nga Fieri, vëllezërit Tosku nga Rrogozhina, Elis Rustami nga Çerma e Lushnjës, ndërsa Lorenc Daiu dhe Kujtim Rapushi janë nga Kavaja. Ismet Totraku ka origjinë nga Dibra.

Historia nis të marrë formë të dokumentuar që në tetor 2016, kur operacioni “Kamarina Drugs” goditi një organizatë italo-shqiptare të trafikut të kokainës në Ragusa. Mes shqiptarëve nën masa sigurie ishin Lorenc Daiu, Elis Rustami, Adenis Tosku dhe Dashnor Tosku, bashkë me Mirjan Ajdinin, Ferit Hoxhollin, Hajdar Kajën, Elton Larakun, Kujtim Malkën, Erjon Seferin e Klodian Kamberajn.

Daiu nga Kavaja figuronte si sipërmarrës bujqësor, Rustami nga Çerma dhe Toskut nga Rrogozhina ndodheshin në të njëjtën dosje, pikërisht në një territor ku serrat, magazinat dhe transporti i produkteve bujqësore janë motori i ekonomisë. Bujqësia del vazhdimisht në sfondin e historive të shqiptarëve të Vittorias: si punë, si biznes dhe si mjedisi ku lëvizin disa prej personazheve që më pas përfundojnë në hetimet e kokainës.

Në mars 2018 erdhi operacioni “Casuzze”. Policia arrestoi Ismet Totrakun, Dashnor Toskun dhe Elis Rustamin për trafik kokaine, ndërsa dy shqiptarë të tjerë kërkoheshin jashtë Italisë. Hetimi nisi pas sinjalizimeve për një grup shqiptarësh që jetonin në Casuzze, deklaronin se punonin në sera dhe lëviznin me makina të fuqishme; përgjimet më pas zbuluan një mekanizëm shpërndarjeje ku kokaina maskohej në biseda me fjalorin e domateve dhe punës bujqësore, ndërsa furnizimi shkonte përtej kufijve të Siçilisë.

Një vit më vonë del fuqishëm Luzim Ndreu. Më 2 shkurt 2019, “Tistuni” u arrestua me Pandeli Priftin dhe Kujtim Rapushin nga Kavaja në një objekt rural në Vittoria, ku policia sekuestroi 50 kilogramë hashash dhe pothuajse 1 kilogram kokainë, me vlerë tregu të përllogaritur rreth 600 mijë euro. Hetuesit kishin vëzhguar prej ditësh zonën, ndërsa droga u gjet mes automjetit dhe ambienteve të fermës.

Dhjetë vjet dosje tregojnë një vijë që përsëritet: disa emra ndryshojnë, të tjerë rikthehen, por territori mbetet Vittoria–Santa Croce–Ragusa, bashkë me bujqësinë, magazinat dhe kokainën. Giuseppe Bascietto e përshkruan këtë ambient jo si një klan klasik me një komandë të vetme, por si një rrjet ku grupe të ndryshme mund të bashkëpunojnë për furnizimin, transportin, ruajtjen e drogës, shpërndarjen dhe mbledhjen e borxheve.

Kjo shpjegon edhe lidhjet me botën kriminale siciliane. Hetimet e fundit përmendin aleanca me njerëz të Gianfranco Stracquadainit, “Faccia d’angelo”, ndërsa në rrjetin e marrëdhënieve dalin edhe Matriali, figura e njohur si “u Puorcu” dhe vëllezërit Di Modica. Aurelio Di Modica figuron në të njëjtin proces me Denny Lalollarin, duke krijuar një nga urat konkrete mes komponentit shqiptar dhe ambientit lokal të Vittorias.

Lorenc Daiu është një nga emrat që lidh të shkuarën me të tashmen. Kavajsi del në “Kamarina Drugs” që në 2016, ndërsa në investigimet e Bascietto-s të vitit 2026 një burim e përshkruan sërish pranë Ndreu-Lalollari, këtë herë si pikë reference në logjistikën mes Santa Croce Camerina dhe Comiso. Dhjetë vjet diferencë, i njëjti territor dhe përsëri kokaina.

Edhe marrëdhënia mes Ndreut dhe Denny Lalollarit përshkruhet si e veçantë. Në ambientin e tyre përdoret formula “xhaxhai dhe nipi”, jo domosdoshmërisht si lidhje familjare, por si shenjë e një raporti autoriteti dhe afërsie, ndërsa Lalollari përshkruhet si figurë në rritje në komponentin shqiptar të Vittorias.

Pikërisht këtë ekuilibër duket se kërkoi të thyente mafiozi Giovanni Gurrieri këtë verë. Sipas rindërtimit të Bascietto-s, njerëzve të afërt me Ndreun iu kërkua të ndalonin shitjen e drogës, Gurrieri kërkoi të takohej me “Tistunin”, takimi nuk u bë, më pas një makinë e Ndreut u dogj dhe konflikti shpërtheu fizikisht në “La Lucciola”.

Lufta e sotme në Vittoria merr tjetër kuptim kur vendoset mbi këtë histori. Pas saj shfaqet një bërthamë shqiptare që prej vitesh lidhet me aksin Rrogozhinë-Lushnjë-Fier, me Kavajën pranë tij, dhe që në Itali del në disa prej dosjeve më të rëndësishme të kokainës në Ragusa.

“Kamarina Drugs” në 2016, “Casuzze” në 2018, arrestimi i Ndreut me Priftin dhe Rapushin në 2019 dhe përplasja Gurrieri–Ndreu në 2026 nuk janë e njëjta dosje dhe nuk provojnë një komandë të vetme. Ajo që përsëritet është më domethënëse: emrat, territori, kokaina dhe marrëdhëniet me grupet kriminale vendase.

Pamfleti ka marrë informacione se një pjesë e konsiderueshme e parave të gjeneruara nga trafiku i kokainës i këtij rrjeti dyshohet se është rikthyer në Shqipëri dhe është investuar në biznese, pasuri dhe kompani ndërtimi. Kjo pistë është ende në verifikim dhe pritet të jetë pjesa tjetër e hetimit mbi rrjetin, pronarët formalë dhe qarkun e parave që lidh Siçilinë me Shqipërinë.

Djegia e makinës së “Tistunit” këtë verë është vetëm episodi më i fundit i një pazari shumë më të vjetër. Për ta zbardhur deri në fund, gjurma që duhet ndjekur tashmë nuk është vetëm droga, por paratë që qarkullojnë rreth serrave, magazinave, automjeteve, kompanive bujqësore dhe pronave në një territor ku ekonomia legale dhe rrjetet kriminale kanë mësuar prej vitesh të lëvizin pranë njëra-tjetrës. /Pamfleti

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

25/11/2026

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

25/11/2026

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës
  • Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.