AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

by Alb Times
21/09/2026
in Botë
6
0
Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si myslimane praktikuese, Gulbarg mban hixhabin, ose shaminë islame, dhe falet pesë herë në ditë.

Por në Taxhikistan – një vend me shumicë myslimane ku një qeveri laike ka qenë në pushtet për dekada – ajo shihet si “një lloj kërcënimi”, tha Gulbarg, emri i së cilës është ndryshuar për arsye sigurie.

“Ditën e parë të universitetit, një profesoreshë më kujtoi me mirësjellje se hixhabi është i ndaluar në shkolla”, i tha Radios Evropa e Lirë Gulbarg, studente në Universitetin Shtetëror të Huxhandit, në veri të Taxhikistanit.

“Ajo tha: ‘Personalisht, nuk kam asgjë kundër hixhabit tënd, por ligji është ligj’”, tregoi Gulbarg.

Hixhabi ka qenë prej kohësh një temë e diskutueshme në Azinë Qendrore, ku qeveritë kanë kërkuar ta kufizojnë veprimtarinë e pavarur islame dhe ta rregullojnë shfaqjen e fesë në publik.

Kjo përfshin edhe hixhabin.

Rregullat për mbulesën islame të kokës ndryshojnë në gjithë rajonin, por në Taxhikistan, Kazakistan dhe Uzbekistan, ato janë të ndaluara në shkollat publike dhe zyrat qeveritare.

Debati është ndezur sërish pasi miliona nxënës dhe studentë u kthyen në shkolla dhe universitete për fillimin e vitit të ri akademik këtë muaj.

Çështje e sigurisë kombëtare

Në Kazakistan, ministrja e Arsimit, Zhuldyz Suleimenova, paralajmëroi se shkollat private që lejojnë vajzat të mbajnë hixhab mund “të privohen nga licenca”.

Paralajmërimi ka krijuar dilemë për disa shkolla në Kazakistan.

Një mësuese që punon në një shkollë publike në qytetin jugor kazak, Shymkent, tha se disa vajza në klasën e saj nuk pranojnë t’i heqin shamitë e kokës.

“Drejtori dhe zëvendësdrejtori nuk e dinë se mbi çfarë baze mund t’i largojnë vajzat nga shkolla”, i tha Radios Evropa e Lirë në gjuhën kazake mësuesja, duke folur në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte e autorizuar të fliste për mediat.

“Shkolla madje organizoi një test të paparalajmëruar me shkrim, me sa duket duke shpresuar se notat e dobëta mund të shërbenin si arsye për t’i përjashtuar ato”, shtoi ajo.

Por të gjitha katër vajzat e kaluan testin, tha mësuesja.

Në vitin 2016, Ministria e Arsimit e Kazakistanit nxori një dekret për uniformat e nxënësve, i cili ndalonte mbajtjen e simboleve fetare në shkollë, përfshirë hixhabin.

Prej atëherë, çështja i ka vënë përballë mbështetësit e arsimit laik dhe ata që thonë se vajzave myslimane duhet t’u lejohet të mbajnë shaminë e kokës.

Zyrtarët kazakë e kanë paraqitur çështjen e hixhabit si çështje të sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes së sistemit politik laik të vendit.

Azia Qendrore është përballur me ekstremizmin islamik në vitet e fundit. Por kritikët thonë se autoritetet kanë kufizuar rëndë çdo shenjë të Islamit, pa trajtuar shkaqet e radikalizimit.

“Frikë e rrënjosur thellë ndaj Islamit”

Ekspertët thonë se debati për hixhabin pasqyron një përplasje më të gjerë lidhur me hapësirën që qeveritë laike janë të gatshme t’u japin shprehjeve fetare.

Davide Cancarini, një studiues me bazë në Milano që fokusohet në Azinë Qendrore, tha se hixhabi është “elementi më i dukshëm” i këtij debati.

Ai tha se qeveritë kanë promovuar një formë zyrtare dhe të moderuar të Islamit, ndërsa janë treguar të kujdesshme ndaj fesë si forcë e pavarur shoqërore dhe kulturore.

“Frika e rrënjosur thellë ndaj Islamit i ka bërë qeveritë të shtypin çdo formë të praktikave fetare që bie jashtë kontrollit të shtetit”, i tha Cancarini Radios Evropa e Lirë.

Ahmet Furkan Ozyakar, ekspert për politikën rajonale në Universitetin Ataturk në Turqi, tha se Islami është një pjesë e rëndësishme e historisë dhe identitetit kombëtar të Kazakistanit, por aktiviteti fetar mbetet i kontrolluar ngushtë.

“Hixhabi është veçanërisht i ndjeshëm sepse e bën të dukshëm identitetin fetar në një institucion që shteti e përcakton në mënyrë të qartë si laik”, tha Ozyakar.

Ai tha se qeveritë në Azinë Qendrore nuk e shohin patjetër si kërcënim rritjen e devotshmërisë fetare.

“Shqetësimi i tyre shpesh lidhet me shprehjet fetare ose organizatat jashtë strukturave të rregulluara nga shteti, veçanërisht kur ato mund të bëhen burim i mobilizimit të pavarur shoqëror ose politik”, i tha Ozyakar Radios Evropa e Lirë.

Kjo frikë është veçanërisht e dukshme në Taxhikistan dhe Uzbekistan, ku policia ka kryer bastisje ndaj grave që mbajnë hixhab dhe burrave me mjekra të gjata.

Të dyja qeveritë i kanë justifikuar kufizimet e tyre ndaj veshjeve islame duke pretenduar se po mbrojnë laicizmin dhe sigurinë kombëtare.

Taxhikistani dhe Turkmenistani kanë promovuar gjithashtu veshjet tradicionale kombëtare si alternativë ndaj asaj që autoritetet i konsiderojnë forma të huaja të veshjes.

Kirgizi është i vetmi vend në Azinë Qendrore që nuk e ka ndaluar zyrtarisht hixhabin, megjithëse edhe atje kjo çështje ka nxitur debat./ REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.