AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

by Alb Times
18/09/2026
in Kryesore, Opinion
6
0
“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeinspektori, Dashnor Sula, në një intervistë në Edicionin Qendror të Lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, ka folur edhe për të shkuarën e tij politike, si dhe marrëdhëniet e sotme me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga Furxhi në lidhje me akuzat e Berishës, i cili është shprehur se Sula duhet të ishte larguar më herët nga PD-ja, kryeinspektori, me ironi, tha se kryedemokratin e ka marrë malli.

Sula theksoi se ishte vetë zoti Berisha ai i cili prishi gjithçka, duke injoruar primaret.

Sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin Rama, Sula tha se ka komunikim të vazhdueshëm, pasi bëhet fjalë për problemet e qytetarëve.

Ndërsa theksoi se edhe me zotin Berisha, në të shkuarën, ka pasur komunikim në orët e vona të natës, por vetëm kur bëhej fjalë për kriza.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: Ju vini nga politika, keni qenë deputet i Partisë Demokratike, prej shkurtit jeni në këtë pozicion në establishment pranë qeverisë. Z.Berisha dje ka thënë për ju se Dashnor Sula më mirë të kishte ikur më herët. Keni ndonjë përgjigje tani?

 Sula: Ajo është një dëshirë e zotit Berisha e kahershme me sa duket. Por z.Berisha me sa duket e ka marrë malli shumë për mua, sepse nga marsi i vitit 2025, kur kemi komunikuar për herë të fundit, ishin të famshmet primare të cilat i rrëzoi, i injoroi dhe nuk i respektoi. Tani ka një ndryshim të madh, nëse unë si kryeinspektor i përgjithshëm sot komunikoj me kryeministrin Rama shpeshherë, pothuajse në mënyrë gati të përditshme, jo të përditshme, po gati të përditshme edhe në 12 të natës apo në ora një të natës, pikërisht për shkak të shqetësimit e problematikave që kanë qytetarët, ndaj të cilave kryeministri reagon dhe i drejtohet kryeinspektorit të përgjithshëm për të pasur qasjen e ndjekjes së problemeve ndaj qytetarëve, unë me z.Berisha kam pasur orare më të vona, deri në ora tre po thoshim ndonjëherë, sidomos në kohë krizash. Mund t’i kujtoj zotit Berisha zgjidhjen e krizës së vitit 2007 në zgjedhjen e presidentit, zotit Bamir Topi, në korrik…

/vizionplus.tv

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.